Përkujtohet 25-vjetori i gjetjes së eshtrave të martirëve të 26 shkurtit 1951

E mërkurë, 13 June 2018 18:33
Foto e vitit 1993. Çast nga zbulimi i gropës ku ishin varrosur 22 viktimat e terrorit komunist Foto e vitit 1993. Çast nga zbulimi i gropës ku ishin varrosur 22 viktimat e terrorit komunist

Me rastin e përvjetorit të 25-të të gjetjes dhe nxjerrjes së eshtrave të 22 martirëve të pushkatuar me pretekstin e dinamitit në legatën sovjetike në shkurt 1951, si edhe të përurimit të botimit të dytë të plotësuar me dokumente të reja të librit "Bombë në legatën sovjetike" të historianit Uran Butka, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo" dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike, organizuan sot një takim në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar. Të pranishmit kujtuan çaste nga zbulimi i eshtrave të martirëve 25 vjet më parë, si dhe sollën fakte e dëshmi prekëse. Në këtë kuadër u fol edhe për librin e studiuesit Uran Butka, i pari person në Shqipëri që është marrë me këtë çështje, që ka qenë një akt i terrorit shtetëror mbi inteligjencien e vendit.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 19:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Limoni dhe Xhenxhefili – Çfarë përfitoni menjëherë në organizëm

Aktualitet

Limoni dhe Xhenxhefili – Çfarë përfitoni menjëherë në organizëm

Në internet mund të gjeni këshilla, kura dhe receta pa fund që premtojnë trup në formë dhe shëndet të plotë. Ata që janë të shqetësuar për formën trupore dhe shëndetësore, duhet...

Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit

Aktualitet

Kura 7 ditore me farat e fiqve dhe mjaltë kundër diabetit

Fiqtë janë një nga frutat më të ëmbël dhe aromatikë në botë. Fiqtë i gjejmë në ngjyrë të kuqe, të zezë ose të bardhë. Këto fruta janë shumë të pasur me...

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

Aktualitet

Shtetit nuk i del viti për të rikonstruktuar një shkollë fshati! Klasa e parë duhet të mësojë natën!

150 nxënës në zonën e Borakajve në Durrës nuk kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë...