Antimafia italiane përshkruan grupet kriminale shqiptare, përmend "Kanunin"

E Enjte, 12 July 2018 14:00

Grupet kriminale shqiptare janë ndër grupet e huaja më konsoliduara në Itali, me aktivitet kryesor në trafikun e drogës. Ata janë të dhunshëm e përdorin rregullat antike të Kanunit. Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme Investigative e Antimafias Italiane (DIA).

Kjo Drejtori sapo ka prezantuar raportin e fundit me të dhënat statistikore mbi akvititetin kriminal të mafias italiane por dhe të grupeve të huaja qe veprojnë në Itali përgjatë periudhës kohore janar-qershor 2017.

“Kriminaliteti shqiptar mbetet një nga organizmiet e huaja më të degëzuar në territorin kombëtar me një aftësi të lartë të rigjallërimit e rinovimit të rradhëve e të bazave të tyre operative”, shkruan ky raport.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga një strukturë organizative në formë klanesh që ruajnë fort lidhjen e përkatësisë dhe manifestojnë një natyrë të dhunshme në ekzekutimin e krimeve me një lëvizje ektremiste territoriale që i ka lejuar një shtrirje gjithnjë e më progresive në favor të interesave të tyre kriminale”, nënvizojnë investiguesit italianë.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale italiane në aktivitetin e trafikut të drogës, në shfrytëzim prostitucioni e krime ndaj pronës.

Përdorimi i dhunës mbetet një nga instrumentet kryesor të përdorura nga kriminaliteti shqiptar në Itali e jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me grupet rivale mbi aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Sipas Drejtorisë së Antimafias Italiane, grupet kriminale shqiptare bazohen në rregullat antike të Kanunit, një kod zakonor shqiptar i shekullit të XV, një alternativë e ligjeve të shtetit.

Sipas Kanunit, shkruan raporti i DIA-s, të afërmit e një viktime të vrarë kanë të drejtë të vrasin autorin e krimit ose të afërmit e tij meshkuj në lidhje gjaku deri në brezin e tretë e në moshë mbi 14 vjeç.

Për një vrasje të tillë, policia italiane ka arrestuar më 2017, 5 shtetas shqiptarë të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar Kanunit pas vrasjes së dy kushërinjve.

Antimafia Italiane nënvizon lidhjet e ngushta të klaneve kriminale shqitpare me grupet kriminale të Puglias.

Afërsi gjeografike mund të ketë influencuar në këtë raport. Portet e Adriatikut mbeten hyrjet më të privilegjuara të trafiqeve ilegale e Porti i Brindizit është një nga kryqëzimet më të preferuara nga organizatat kriminale për të trafikuar drogë, kryesisht marijuanë por dhe mallra të falsifikuara.

Vihet re një sinergji e plotë mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare në ndarjen e tregjeve të shitjes së drogës e shpërndarjes së saj në territor.
Operacionet e kryera përgjatë gjashtëmujorit të 2017 kanë vërtetuar se si grupet kriminale shqiptare modifikojnë automjetet për të transportuar ilegalisht drogë nga Shqipëria në Itali. Ndërsa në aktivitetin e prostitucionit, grupet shqiptare pasi ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike në viktimat e tyre kanë si tendencë t’i shesin më pas ato grupeve të tjera, kryesisht ato rumune.

Në krimet kundër pasurisë grupet kriminale shqiptare kryejnë zakonisht vjedhje automjetesh e vilash.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Aktualitet

30 vite burg për shqiptarin që therri ish-partnerin e të dashurës

Gjykata e Teramos në Itali ka dënuar me 30 vite një  shqiptar të akuzuar për vrasjen e një të riu i cili në të shkuarën kishte pasur lidhje intime me...

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Aktualitet

Kreditë me probleme në Shqipëri, më të lartat në rajon

Pavarësisht rënies, kreditë e pakthyera në afat në sistemin bankar shqiptar mbeten më të lartat në rajon. Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në tremujorin e parë...

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Globi

Nëna tha se 2-vjeçari vdiq duke pirë lëng molle, por…

Një nënë nga Dakota e Jugut, e cila rrahu djalin e saj për vdekje pasi ai lagu shtratin është dënuar me 40 vjet burg. Katrina Shangreaux pranoi se kishte rrahur djalin...