Shpejtësia e internetit, ja si renditemi në rang global

E mërkurë, 25 July 2018 07:22

Shqipëria renditet në vendin e 24 mes 126 vendeve në botë për nga shpejtësia që ka interneti nga telefoni celular. Speedtest që është një faqe që mat treguesit muaj pas muaji dhe sipas saj në vitin 2018 Shqipëria ka pasur një ecuri më të mirë lidhur me treguesit e internetit ku shpejtësia për të shkarkuar diçka nga celulari është kufizuar në 36.50 megabajt/sekondë ndërkohë që mesatarja botërore për këtë kategori është 23.54 megabajt.sekondë.

Pozitivisht performon edhe pjesa që lidhet me shpejtësinë e ngarkimit në internet pra hedhja e një materiali ose videoje që kufizohet në 12.84 megabajt/sekondë ndërkohë që mestarja globale është 9.28 megabajt/sekondë.
Por nuk shfaqen kaq pozitivë treguesit kur vijmë tek interneti me bandë të gjerë nga telefonia fikse. Shqipëria renditet e 91-a mes 126 vendeve në botë por gjithsesi duhet theksuar se në qershor 2018 ka fituar dy pozicione në raport me mestaren e tremujorit të parë të po këtij viti.
Konkretisht shpejtësia e ngarkimit të një videoje në internet nga një kompjuter që është i lidhur nga telefonia fikse apo përmes aparateve të tjera ishte mestarisht 14.94 megabajt/sekondë ndërkohë që në rang global kjo mesatare është disa herë më e lartë, rreth 46.25 megabajt/sekondë.
Nga ana tjetër shpejtësia e ngarkimit të një video përmes këtij rrjeti është 9.13 megabajt/sekondë si mesatare ndërkohë që mesatarja globale është 22.47 megabajt/sekondë.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e parë të këtij viti tregonin se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare ishte rreth 1.9 milionë.
Konsumi mujor mestar për përdorues aktiv të shërbimeve celulare ishte 2.66 gigabajt internet.
Nga ana tjetër numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në tremujorin e parë 2018 arriti në rreth 314 mijë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 19:37

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Aktualitet

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Në Ukrainë u zgjodh javën e shkuar President i vendit komediani i njohur Vlodimir Selenksi, i cili fitoi me një rezultat të thellë përballë miliarderit Petro Poroshenko, i cili garonte...

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

Globi

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!