“Lutja” e Ish-ofierit të Antidrogës: Mos më dëboni! Në Shqipëri jam 100% i vdekur

E mërkurë, 08 August 2018 20:23

Ish-oficeri i antidrogës Antonio Nazëraj i cili së bashku me Dritan Zaganin ishte pjesë e njësisë Antidrogë të Policisë së Fierit dhe kryen ndalimin e Habiljave, kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aksin Levan-Tepelenë u ka bërë thirrje autoriteteve holandeze që të mos e dëbojnë në Shqipëri pasi siç duket autoritetet këtij vendi do ta dëbojnë për në Shqipëri duke e konsideruar si një vend të sigurtë.

Siç shkruan media holandeze “Eenvandaag”, Nazëraj ish-polici shqiptar rrezikon të dëbohet por ka frikë për jetën e tij

“Kur të kthehem, jam 100 për qind e vdekur”, mësohet të ketë deklaruar Nazëraj për “Eenvandaag”.

“Ministri ndaj të cilit drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen”, shkruan media vendase duke treguar për frikën e ish-agjentit shqiptar të antidrogës.

Më tej në shkrim media holandeze shkuan “ Është e habitshme që gjyqtari në Zwolle i tha Shërbimit të Imigracionit të shikonte përsëri dhe më mirë rastin e këtij oficeri të policisë, Antonio Nazeraj”.

“Këshilli i Shtetit vendosi dy javë më parë që Nazeraj dhe familja e tij duhet të largohen nga Holanda”, vijon artikulli.

“Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazërajn. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt”, thotë avokati Maartje Terpstra.

Ish-agjenti thotë se “Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike!”.

Në artikull flitet edhe për zbulimin e Antonio Nazëraj dhe kolegëve të tij të antidrogës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku makina e të cilit u përdor “Gjerësisht për trafikun e drogës”.

Anëtarë të tjerë të ekipit të drogës, kolegët e Nazairej, gjithashtu ndiheshin të pasigurt dhe ikën në Zvicër. Ata tani kanë marrë azil”, thuhet në shkrim.

Ndërkohë Nazeraj dhe avokati i tij po planifikojnë të fillojnë një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 20:24

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Bota Shqiptare

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër propozimit të ligjit të amnistisë për 27 prillin. Kreu i ASH-së, Zijadin Sela propozimin e quajti një turp për ligjvënësit dhe humbje të shpresës së...

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Rozë

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia publikoi ditën e sotme një imazh në “Instagram”, ku shfaqte emoji-n e një femre shtatzënë! Të gjithë ngritën dyshimet se këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han”...

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 8-vjeçarin në rrugë

Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 8-vjeçarin në rrugë

Një aksident ka ndodhur në Elbasan, kur një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar. Sipas Policisë Vendore, mësohet se, E. G., 26 vjeç, banues në fshatin Fanjë, në rrugën “Qemal Stafa”...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!