Masakra në Vlorë/ Si u gjurmua nga policia autori i vrasjes së shumëfishtë, nuk shfaq shenja pendese

Saturday, 11 August 2018 08:49

Plot 500 efektivë të forcave të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e Ridvan Zykajt, 24-vjeçarit që vrau 8 persona pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës, të gjithë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy të mitur. Operacioni është drejtuar dhe koordinuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili ka qenë edhe vetë në terren.

Forcat e policisë ishin të reparteve FNSH, Delta, RENEA, policia e Vlorës, Orikumit, stacioni i Selenicës, Policia e Shtetit etj. Mësohet se gjatë operacionit janë përdorur kamera termike, dylbi nate, dylbi dite dhe qenë gjurmimi. Por kështu nga ana e drejtuesve të operacionit janë porositur komandantët e grupeve që të bëjnë kujdes sepse autori ishte i armatosur. Policia ka përdorur edhe metoda përgjimi, por autori e ka mbyllur telefonin pas orës 23:30.

Kontrolli është bërë me dy skalione. Një grup ka qenë me perimetër të gjerë, shumë larg vendit të ngjarjes dhe grupi i dytë ka nisur kontrollin nga shtëpia ku ndodhi ngjarja drejt grupit tjetër, duke formuar kështu një rreth dhe më pas duke e mbyllur deri në kapjen e tij.

KAPJA
Ridvan Zykaj është konstatuar më dylbitë e ditës rreth orës 5 të mëngjesit. Nga policia i është bërë thirrje, “Dorëzohu hidh armën” dhe nuk ka pasur rezistencë nga ana e 24-vjeçarit. Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.

Nuk ka folur asnjë fjalë dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin. Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja në Bllok/  Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Aktualitet

Vrasja në Bllok/  Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Biznesmeni Ervis Martinaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Më parë Gjykata e Tiranës dha masën ‘arrest në burg 30 ditë’ për Martinajn, pas ngjarjes së...

Foto/ “Çudira shqiptare”, gjendet drogë brenda kovës me reçel qershie

Aktualitet

Foto/ “Çudira shqiptare”, gjendet drogë brenda kovës me reçel qershie

Vazhdojnë ‘gjetjet’ e shqiptarëve për të trafikuar lëndë narkotike. Pas kanabisit të fshehur në kuti me banane, zbulimi i fundit duket se është reçeli. Një orë më parë, 3 kilogramë kanabis janë...

Si dënohet shpifja në Gjermani dhe Austri?

Aktualitet

Si dënohet shpifja në Gjermani dhe Austri?

Instituti Ndërkombëtar i Medias (International Press Institute) ka në faqen e tij zyrtare të internetit legjislacionin e vendeve evropiane që dënojnë shpifjen nga gjobë deri në burgim. Kodi i Procedurës Penale...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!