Masakra në Mat, kreu i Bashkisë tregon çfarë i tha brigadieri për ngjarjen

E Enjte, 11 October 2018 18:44

Kryetari i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Shëlli, ku tre persona u vranë me automatik nga 51-vjeçari Kujtim Koxha.

Në një prononcim, Rizvani tregoi për telefonatën e fundit me brigadierin, një prej personave të përfshirë në ngjarje.

“Për ngjarjen më njoftoi brigadieri në telefon. Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’. Konflikti nuk ka ndodhur për hapjen e rrugës. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur”, ka thënë Rizvani.

Mentor Hoxha, Hamit Buçi dhe Erzen Alija u vranë më automatik nga Kujtim Koxha ndërsa ishin ulur në një lokal të fshatit për të ngrënë drekë. Dy orë pas krimit policia arrestoi autorin e dyshuar. I plagosur nga ngjarja ka mbetur gjithashtu Astrit Hani.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Premtimi për përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi: Rama gënjen, nuk mund të bëhet pa ndryshuar buxhetin

Politikë

Premtimi për përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi: Rama gënjen, nuk mund të bëhet pa ndryshuar buxhetin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar premtimin e Kryeministrit Edi Rama për përgjysmimin e tarifave të studimin me 50% si një vendim të parealizueshëm pasi pa ndryshuar buxhetin...

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Bota Shqiptare

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër propozimit të ligjit të amnistisë për 27 prillin. Kreu i ASH-së, Zijadin Sela propozimin e quajti një turp për ligjvënësit dhe humbje të shpresës së...

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Rozë

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia publikoi ditën e sotme një imazh në “Instagram”, ku shfaqte emoji-n e një femre shtatzënë! Të gjithë ngritën dyshimet se këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han”...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!