Tentativë vrasje e drogë, arrestohen 2 të shpallur në kërkim

Premte, 12 October 2018 09:06

Policia e Mallakastrës dhe DVP Fier të mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve policia kap dhe ndalon dy të kërkuar. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale”, policia e Mallakastrës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

1.Fatmir Merkaj, 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprën penale “Tentativë vrasje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.
Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

2.Muharrem Saliaj, 65 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Raporti/ Shqipëria nuk konkuron dot në Rajon, ka taksën më të lartë në Ballkanit

Ekonomi

Raporti/ Shqipëria nuk konkuron dot në Rajon, ka taksën më të lartë në Ballkanit

Shqipëria është e 120-ta në botë, ndër 171 shtete sa i përket taksimit mbi biznesin. Krahasimi është bërë duke llogaritur si bazë taksën korporative, e cila në vendin tonë fiksohet...

"Unë shkruajta një libër me hundë"

Lifestyle

"Unë shkruajta një libër me hundë"

Shkrimtari Josh Barry ka pësuar paralizë celebrale dhe ka kaluar nëntë vitet e fundit duke shkruajtur një libër autobiografi me hundë. Më parë përdorte kompjutër ose merrte një daktilograf, por më...

Dyqind ushtarë amerikanë mbeten në Siri

Globi

Dyqind ushtarë amerikanë mbeten në Siri

Shtetet e Bashkuara thanë se do t'i lënë, së paku përkohësisht, 200 trupa paqeruajtëse në Siri, pas tërheqjes së planifikuar të shumicës së ushtarëve amerikanë nga vendi i shkatërruar nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!