Shkatërrohet “Argjinatura” në Tiranë, 3 persona në pranga

Premte, 12 October 2018 10:29

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Argjinatura”.

Në pranga janë vënë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit: Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

- armë zjarri automatik

- 3 krehëra metalik arme zjarri

- 442 fishekë arme zjarri Model 56

- 129 fishekë arme zjarri Model 54

- automjet Mercedez Benz

- 3 aparat celular

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Premtimi për përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi: Rama gënjen, nuk mund të bëhet pa ndryshuar buxhetin

Politikë

Premtimi për përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi: Rama gënjen, nuk mund të bëhet pa ndryshuar buxhetin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar premtimin e Kryeministrit Edi Rama për përgjysmimin e tarifave të studimin me 50% si një vendim të parealizueshëm pasi pa ndryshuar buxhetin...

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Bota Shqiptare

Amnisti për 27 prillin, Sela: Propozuesit e ligjit janë keqbërës

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër propozimit të ligjit të amnistisë për 27 prillin. Kreu i ASH-së, Zijadin Sela propozimin e quajti një turp për ligjvënësit dhe humbje të shpresës së...

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Rozë

“Jam në pritje të ëmbël”, Enca “pranon” lajmin e shtatzënisë

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia publikoi ditën e sotme një imazh në “Instagram”, ku shfaqte emoji-n e një femre shtatzënë! Të gjithë ngritën dyshimet se këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han”...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!