Zbardhet misteri i vdekjes së 13-vjeçares, policia jep versionin zyrtar

Premte, 12 October 2018 13:28

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve),  ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!