Kina ka 50 milionë apartamente bosh, 22% e totalit. Blihen për spekulim dhe jo për të jetuar

Premte, 09 November 2018 15:21

Slogani i presidentit kinez Xi Jinping se shtëpitë duhet të përdoren për të jetuar po injorohet, ndërkohë që dhjetëra milionë apartamente qëndrojnë bosh. Sipas një raporti të parë nga Bloomberg, thuajse 22% e shtëpive në zonat urbane të Kinës janë bosh, shumë që arrin në 50 milionë shtëpi.

Skenari më negativ për politikëbërësit është shitja e shpejtë e tyre nga pronarët nëse fillojnë trazira në tregun e pronave, gjë që shkakton luhatje gjigante në çmime.

Të dhënat e një sondazhi të vitit 2017, tregojnë gjithashtu se përpjekjet e Pekinit që të ndalojë spekulimet në tregun e pronave, që përbën kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit social dhe financiar, nuk janë të mjaftueshme.

Sipas Bloomberg, nuk ka asnjë vend tjetër në botë me një numër vakant kaq të madh. Tajvani ndjek me vetëm 14.2% të totalit të shtëpive.

Sipas analistëve, zgjidhja që Qeveria mund të përdorë është taksa për shtëpitë bosh, por që shtëpitë që llogariten si vakante janë të vështira për t’u përcaktuar. Spekulimet në tregun e pronave kanë përbërë një sfidë për liderët kinez prej kohësh, ndërkohë që ndërsa disa qytete e provinca kufizuan blerjet, paraja shkoi në zona të tjera.

Rritja gjigante e çmimeve nënkupton se njerëzit janë përjashtuar nga tregu, duke përkeqësuar rëndë pabarazinë. Presidenti Xi Jinping tha në muajin Tetor se “shtëpitë janë ndërtuar për të jetuar dhe jo për spekulim.

Ndër pronat e “shkreta” përfshihen shtëpitë për pushime dhe apartamentet bosh për emigrantët që synojnë të punojnë në vende të tjera.

Megjithatë, blerjet për investim janë faktori kyç që rrisin normën vakante, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë që dekurajojnë blerjen. Sipas raportit, blerjet e shtëpive të treta janë rritur në nivel rekord, apo në 25% të blerjeve të reja.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!