Dita 3 e ngujimit, studentët sfidojnë të ftohtin me batanije: Na trajtojnë si kriminelë

Saturday, 12 Janar 2019 16:39

Vijon për të tretën ditë rradhazi ngujimi i studentëve brenda auditorëve të fakulteteve. Në një video të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”, brenda fakultetit Ekonomik studentët duken të mbuluar me batanije, ndërkohë që ngujimi i tyre ka vazhduar pa ndërprerje.

Në ditën e tretë të protestës, studentë të Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Në një raportim live për ‘News24’ nga jashtë ambienteve të këtij fakulteti, gazetari Ergys Gjençaj tha se një grup i vogël studentësh kishin kaluar natën brenda godinës, ndërsa pritet që në orët në vijim atyre t’ju bashkohen kolegë të tjerë.

Mësohet se me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 16:40

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!