"Astiri"/ Banori: Policia më dhunoi nënën

Saturday, 12 Janar 2019 17:29

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 70-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

Një nga protestuesit teksa iu drejtua kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markut, tha se policia e ka dhunuar në banesë së bashku me nënën e tij.

“Unaza e Bashkuar ka për të fituar. Sot është dita e 70 që ne protestojmë dhe ne nuk ndalemi nga asnjë lloj gjëje, se ky është një projekt korruptiv që ka tentuar të vjedhë 18 milion euro. I them Arta Markut në vend që të më çojë mua letra, të vërë para drejtësisë këta persona. Unë nuk kam vjedhur 18 milion euro. Ka ardhur policia në shtëpi, më ka dhunuar nënën dhe mua”,u shpreh një nga protestuesit.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili deklaroi se shtëpitë e banorëve nuk do të prishen. Ai hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe kryeministrit Rama, ndërsa paralajmëroi këtë të fundit se nëse do të preken banorët e kësaj zonë, do të jetë kryeministri i pari që do të mbajë përgjegjësi.

“Më thoshin se policia nuk vjen këtu për të ruajtur protestuesit, pasi thotë se nuk kanë dijeni se ka qytetarë që protestojnë 5-6. Nuk ka ngelur njeri që nuk e ka marrë vesh se këtu ka protestë. Të vetmit që nuk e dinë janë policët, ky është një turp. Kam një mesazh të vetëm për Ramën dhe policinë. Nëse iu vjen gërvishtja më e vogël ndaj këtyre banorëve, përgjegjësi do të jesh vetëm ai. Ti do të mbash përgjegjësi dhe do të përgjigjesh para gjykatës.

Ne sot kemi përballë jo vetëm një qeveri, por një grusht hajdutësh. Ata nuk njohin gjë tjetër, por dhunën dhe forcën. Këtij projekti i ka dalë boja nga Shqipëria deri në Amerikë.

Sot ne duhet të jemi të bashkuar më shumë se kurrë që të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Ky njeri kërkon sot të bëjë ri tenderim me disa gara fiktive. Shtëpia juaj nuk do të prishte, sepse keni në mbështetje të gjithë opozitën dhe të gjithë qytetarët. Ne do të jemi këtu me ju deri në pikën e fundit”, tha Balliu.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 19:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Sport

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi...

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Aktualitet

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!