Dhuna ndaj mjekut/ Tritan Shehu: Qeveritarët, t’i lënë lotët e krokodilit

Hënë, 11 February 2019 13:44

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje më çështjen e dhunimit të mjekut në QSUT.

Shehu shprehet se përshkallëzimi i dhunës ndaj mjekëve e personelit shëndetësor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit.

Postimi i plotë

Ti lene lotet e krokodilit!

Shkallezimi i dhunes ndaj mjekeve e personelit shendetesor e ka burimin te gjendja e mjeruar e sistemit duke ofruar keshtu nje sherbimi larg standarteve te kerkuara, te denigrimi i tyre nga Qeverisja per te fajesuar ata per cfare po ndodh.

Pra jane problemet e medha te shendetesise sone, cuarja e saj ne vendin e fundit ne Europe persa i takon kujdesit ndaj pacientit, agresiviteti i qellimshem duke filluar nga Kryeministri ndaj ketij personeli, qe nxisin kete dhune.

Pergjegjesine per nivelet Afrikano Qendrore te shendetesise sone nuk e kane mjeket, infermieret etj, qe ne kushte shume te veshtira financiare, teknike, logjistike etj, kerkojne te bejne me te miren e mundeshme, por ata qe po qeverisin duke e cuar ne kolaps te gjithe sistemin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Aktualitet

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. Të arrestuarit janë F. Beqiraj, Alkond Bengasi, R. Sula dhe Saimir...

Titanik, kjo është arsyeja pse Rose e la Jack-un të vdiste

Show-biz

Titanik, kjo është arsyeja pse Rose e la Jack-un të vdiste

Me rastin e pervjetorit te 20 të filmit, regjisori më në fund zbulon pse personazhi i luajtur nga Leonardo DiCaprio vdes në fund. Cameron gjithashtu zbulon se ai ishte grindur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!