Arrestohet 50-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

E mërkurë, 20 February 2019 10:11

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rëndë shtetasi me inicialet D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit pas kontrollit që i është ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Sondazh

Nothing found!