20 vjeçari fierak arrestohet pasi i gjejnë në lokal lojërat e fatit

E mërkurë, 20 February 2019 10:39

Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 10:44

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Politikë

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase...

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Globi

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes...

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta deri  mesatare në zonat malore . Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!