Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare (FOTO)

Tuesday, 05 Mars 2019 17:21

Media ndërkombëtare si “Associated Press”, “New York Post”“Washington Post”, “Ansa” e shumë të tjera… i kanë kushtuar vëmendje protestës së sotme të opozitës.

“Associated Press”, shkruan se mijëra protestues rrethuan këtë të martë Kuvendin duke kërkuar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“Mijëra protestues që përkrahin opozitën shqiptare rrethuan të martën parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata akuzuan kabinetin për korrupsion dhe lidhje me krimin”, shkruan “Associated Press”.

Në shkrim thuhet se në protestë pati edhe ndezje fishekzjarrësh dhe djegie gomash, por që gjithçka u mbyll në mënyrë paqësore. “ANSA” nga ana tjetër shkruan se “Qindra oficerë policie rrethuan ndërtesën e Kuvendit ku po mbahej një seancë dëgjimore vetëm nga deputetët e koalicionit qeverisës. Opozita dy javë më parë hoqi dorë nga mandatet e ligjvënësve të saj. Policia e ka mbyllur hyrjen kryesore të parlamentit dhe oficerët janë të rreshtuar pas bllokadës.”.

Mediat ndërkombëtare kujtojnë se kjo nuk është protesta e parë e këtij lloji, ndërsa përmendin 4 tubimet e para ku ka patur dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, e madje edhe të lënduar.

 “Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të hapin derën e Evropës”, citohet Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Sondazh

Nothing found!