Ekskluzive/ Dokumenti, Nurihan Seiti e KLP në dosjet e Sigurimit të Shtetit

E Enjte, 14 Mars 2019 21:57

Një tjetër anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjendet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se Nurihan Seiti rezulton në dosjet e ish-shërbimit famëkeq komunist.

Nurihan Seiti u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e Partisë Socialiste. Ajo u shndërrua në një personazh të komentuar së fundmi, pasi në një diskutim me kreun e KLP, Gent Ibrahimi, iu drejtua këtij të fundit: “kur të keni dilema në fushën penale, më pyesni mua se kam përvojën e duhur”.

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive vendimin e Autoritetit të Dosjeve, në të cilin ka konstatuar se kandidatja dhe sot anëtarja e KLP, Nurihan Seiti përfshihet në fushën e zbatimit të ligjit “Për informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Në vendimin nr. 11, dt. 24.03.2017, Autoriteti i Dosjeve konstaton se: “Kandidatja, znj. Nurihan Bajram Seiti, rezulton se nga dokumentacioni arkivor i administruar nga Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme, ka qenë prokurore në proceset penale politike:

– Vendim nr.120 i Gjykatës Popullore i Rrethit Fier, datë 25.06.1988 në ngarkim të një shtetasi, i cili është akuzuar për “Krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut, në formën e arratisjes jashtë shtetit, si edhe agjitacion e propagandë”;

– Vendim nr.281 i Gjykatës Popullore i Rrethit Fier, datë 09.12.1988 në ngarkim të një shtetasi, i cili është akuzuar për “Krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut, në formën e arratisjes jashtë shtetit, si edhe agjitacion e propagandë”;

– Vendim nr.169 i Gjykatës Popullore i Rrethit Fier, datë 12.08.1988 në ngarkim të një shtetasi, i cili është akuzuar për “Për agjitacion e propagandë”;

– Vendim nr.106 i Gjykatës Popullore i Rrethit Fier, datë 14.06.1988 në ngarkim të një shtetasi, i cili është akuzuar për “Krimin e tradhëtisë ndaj Atdheut, në formën e arratisjes jashtë shtetit”;

Në vendimin e tij, Autoriteti i Dosjeve vlerëson se, pavarësisht se, në Rregulloren e Evidencës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme të vitit 1986, hetuesia është ndarë me një ligj të veçantë, në thelb, e gjithë dosja hetimore e veprave penale të natyrës politike përgatiteshin nga strukturat e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve, duke iu referuar proceseve gjyqësore, në të cilat ka qenë përfshirë, ndër të tjerë edhe anëtarja e KLP, Nurihan Seiti, vlerëson se dosjet e administruara dhe dokumentat e përfshira në to, të dërguara nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë dokumenta të krijuara dhe të përgatitura nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Në vendimin e tij, Autoriteti i është referuar ndër të tjera, dokumentacionit zyrtar, i cili i është vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme.

Konkretisht, me shkresën e datës 24.03.2017, Drejtoria e Arkivave në Ministrinë e Brendshme ka bërë me dije Autoritetin se, “nga verifikimet e kryera të dokumentacionit arkivor, të administruar pranë Arkivës së Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ASMPB), të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, ka rezultuar se figuron në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit: Nurihan Bajram Seiti”.

 

“Boldnews.al” publikoi pak javë më parë rastin të një anëtari tjetër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi (Shesha), i cili rezultonte si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas vendimit të Autoritetit të Dosjeve.

Këto dy raste, të publikuar deri më tani (Sheshi e Seiti) dëshmojnë më së paku dështimin e autoriteteve të larta vendimarrëse shtetërore, të cilët kanë pasur detyrë verifikimin e kushteve për zgjedhjen e tyre në KLP.

Këshillin e Lartë të Prokurorisë është një prej strukturave më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. KLP ka për detyrë që të përzgjedhë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, prokurorët e Strukturës së Posaçme Hetimore (SPAK), si edhe të kryejë vlerësimin periodik për prokurorët e Republikës.

Paketa e Reforma në Drejtësi u hartua nga një Komision i Posaçëm Parlamentar, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i cili ka nisur karrierën e tij profesionale si hetues në periudhën e komunizimit.

Pas Xhafajt, tashmë edhe në institucionet e reja të drejtësisë po identifikohen zyrtarë të lartë, të cilët kanë qenë pjesë apo figurojnë në dosjet e shërbimit famëkeq të periudhës së diktaturës, ish-Sigurimit të Shtetit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Aktualitet

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy persona nga Memaliaj janë vënë në...

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Politikë

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase...

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Globi

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!