Pamjet e papublikuara, grabitësit me armë në shkallët e avionit

Tuesday, 09 Prill 2019 20:10

E menduar dhe e planifikuar në detaje ashtu si në një film aksion që mund ta kemi parë me qindra herë në TV. Gjithçka shkoi si duhet, deri në momentin që një prej tyre u vra. Grabitja e sotme brenda vendit ndoshta më të sigurt në Shqipëri, aeroportit “Nënë Tereza”, madje brenda avionit ka lënë shumëkënd pa mënd se si është realizuar.

Bëhet fjalë për momentin kur grabitësit të armatosur i janë afruar avionit dhe kanë kryer grabitjen e 10 milionë eurove në pak minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.Personi Rinas Grabitja22

Në pamje duket një person i ngjashëm me personin e vrarë, me syze por pa maskë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë.

Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, me lara ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza.

Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Personi Rinas Grabitja3

Këto janë pamjet e para, të qarta të ngjarjes dhe grabitësve brenda pistës në aeroportin e Rinasit. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:00, teksa pesë persona i janë afruar me një mjet ku shkruhej “hetimi tatimor”, aeroportit. Tre kanë hyrë brenda pistës dhe kanë marrë paratë, dy të tjerë kanë qëndruar në makinë.

Personi Rinas Grabitja2

Sapo kanë marrë paratë autorët janë larguar por janë përballur me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit dyshohet se ka humbur jetën dhe grabitësi që duket qartë në foto, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, pasi ka qenë i vetmi pa maskë. Viktima u hodh pranë lumit në urën e Tapizës nga pjesa tjetër e grupit. Ai nuk kishte asnjë mjet identiteti.

Policia ka gjetur furgonin me të cilin u krye vjedhja brenda të cilit kishte armatim. Ndërkohë që një automjet tjetër i cili u gjet i djegur mes Tapizës dhe Bathores dyshohet se është përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga aeroporti. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të tjerë grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit. Për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 40 persona që mund të kenë dijeni, mes tyre dhe punonjës të sigurisë së aeroportit. Ky është rasti i dytë i grabitjes së parave brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe i katërti i grabitjes së parave të bankave që shkojnë drejt Rinasit.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 21:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-zv/ kryeministrja padit Ramën, kërkon rikthimin tek Avokatura e Shtetit

Politikë

Ish-zv/ kryeministrja padit Ramën, kërkon rikthimin tek Avokatura e Shtetit

Ish-zv/kryeministrja teknike Ledina Mandia ka paditur kryeministrin duke kërkuar rikthimin e saj në Avokaturën e Shtetit. Sipas ekstraktit të depozitimit të padisë në Gjykatën Administrative, kërksa e ish-numrit dy të qeverisë...

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Politikë

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Ditën e nesërme do të zhvillohe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur...

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Shëndeti

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Në temën e dietës ka besime të gabuara që gjithashtu mund të çojnë në pasoja negative për shëndetin. Këto shpesh janë klishe që janë privuar nga çdo themel shkencor. Pikërisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!