Flet eksperti/ Qeveria e la në dorë të Zotit, grabitjet në Rinas u paralajmëruan që në vitin 2015!

Saturday, 13 Prill 2019 10:14

Eksperti i Aviacionit Dritan Goxhaj nën këndvështrimin e grabitjes së fundit të bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ka bërë një analizë të problematikës për të paktën 4 vitet e fundit. Ai ka folur për një raport të Agjencisë Europiane për Sigurinë e cila ka nxjerrë 42 pika kritike për ruajtjen e Rinasit. Por firma e sigurimit, ICTS, nuk ka marrë asnjë masë edhe pas kësaj. Por skandali më i madh sipas ekspertit të njohur është, se institucionet përgjegjëse dhe qeveria shqiptare këtë situatë jashtë kontrollit të aeroportit e ka lënë në duart e Zotit, ose më saktë siç rezultoi në duart e bandave kriminale.
Gjithashtu eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj në një intervistë për “Shekulli”-n tregon skemën e drejtimit dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, dy hallka këto të shkëputura nga njëra-tjetra, por që i lidh Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky i fundit, përpos shpjegimeve që duhet të japë për ngjarjen ka lejuar në dijeni të plotë firmën e sigurisë ICTS që të operojë, edhe pse fiktivisht ka vendosur disa kushte, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Sipas Goxhajt, për firmën ICTS, është dhënë alarmi që në vitin 2015 nga Agjencia Europiane për Sigurinë me seli në Paris, por në liri të plotë veprimi, firma ka “hapur dyert” për dy grabitje të bujshme.
“Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe institucioneve, të cilët duhet të bënin ndryshimet e kërkuara për gjendjen e sigurisë. Përgjegjësinë penale për këtë rast do ta nxjerrë Prokuroria, por përgjegjësinë ligjore e ka Autoriteti i Aviacionit Civil, sepse këtë e jep Kodi Ajror. Kodi Ajror, i cili është ligj cilësues me shumicë dhe përcakton veprimtarinë e AAC-së, dhe në nenin 106 të këtij ligji përcaktohet se AAC është autoriteti i vetëm përgjegjës për sigurinë në fushën e aviacionit civil”, thotë mes të tjerave eksperti Goxhaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Show-biz

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së...

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Aktualitet

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Në Ukrainë u zgjodh javën e shkuar President i vendit komediani i njohur Vlodimir Selenksi, i cili fitoi me një rezultat të thellë përballë miliarderit Petro Poroshenko, i cili garonte...

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!