Firma MRVDV, Bashkia Tiranë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale

Saturday, 13 Prill 2019 10:33

Një nga veçoritë përcaktuese të një regjimi të korruptuar është shkrirja e kufirit mes publikes dhe privates, midis sferës publike ku vepron qeveria që synon të mirën publike dhe sferës të sipërmarrjes private e cila synon fitimin. Korrupsioni ndodh pikërisht atëhere kur fondet dhe mallrat e destinuara për publikun përdoren për përfitime private, ose kur interesat private ndikojnë politikat publike.

Kur këto interesa private kontrollojnë plotësisht aparatin qeveritar dhe, për më tepër, kur ato sponsorizohen nga veprimtari kriminale, atëherë, kemi të bëjmë për kapje e shtetit.

Në Shqipëri shteti është kapur. Kjo kuptohet jo vetëm nga kursi i këmbimit të lekut me euron, i cili është plotësisht i pavarur nga normat e inflacionit dhe rritja ekonomike e raportuar nga Banka e Shqipërisë. Dobësia relative e euros, në fakt, mund të shpjegohet vetëm nga sasitë e madhe t? paras me origjinë kriminale që qarkullojnë në Shqipëri, të cilat financojnë gjithçka, nga projektet e pasurive të paluajtshme tek fitoret e zgjedhjeve. Në këtë kuptim, me të drejtë, mund te thuhet se kemi një “narko-euro”.

Një shembull konkret i mjegullimit të sferës private dhe asaj publike, ose më mirë, kapja e sferës publike nga interesat private, janë projektet “madhështore” të arkitekturës të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Veliaj, të cilat kanë për qëllim transformimin e plotë të qendrës historike të Tiranës, duke pastruar, në proces, të ardhurat nga krimi, mbi të gjitha trafiku i drogës.

Logjika është gjithmonë e njejtë: për të bërë të mundur që të mos ketë asnjë proces të prokurimit publik për asnjë komponent të projektit, trualli mbi të cilën ndërtohet dhe fondet që nevojiten për ta financuar projektin, paraprakisht tjetërsohen nga pronësia publike.

Për shembull, në rastin e projektit të stadiumit të ri kombëtar, qeveria zhvendosi paraprakisht të gjithë ponën publike, tokën dhe stadiumin mbi të, tek një ent privat të quajtur Qendra Sportive Kuq e Zi (QSKZ), një kompani e përbashkët midis Ministrisë së Kulturës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Federata, e cila është ligjërisht ent private more 75 për qind të aksioneve në QSKZ), mjaftueshëm për të mos zbatuar ligji e prokurimit publik në veprimtarinë e saj. Pas kësaj, prokurimi i ndërtimit dhe projektimit të stadiumit të ri ishte krejtësisht i mbrojtur nga mbikqyrja publike dhe transparenca.

Natyrisht, kjo skemë funksionon mirë kur ke arkitektin e duhur, në këtë rast arkitektin italian Marco Casamonti, të dënuar për korrupsion në Itali.

Në rastin e Teatrit Kombëtar, qeveria hartoi një “ligj special”, i cili do t’i jepte kompanisë së ndërtimit Fusha shpk të drejtën ekskluzive për të ndërtuar në tokën publike në pronësi të Bashkisë Tiranë pa asnjë formë konkurrence. Megjithëse ligji u ndryshua pas kritikave të Komisionit Europian, dhe ligji i ndryshuar nuk është zbatuar, retorika e qeverisë për projektin tregon qartë se interesat publike dhe private janë shkrirë dhe nuk mund t’i dallosh më nga njëra-tjetra.

Kryeministri Rama e shpalli personalisht publikisht projektin e Teatrit Kombëtar të arkitektit danez Bjarke Ingels, duke lënë të kuptohej se ky projekt ishte një nismë publike e qeverisë. Vetë Bjarke Ingels pretendoi se kishte fituar një “konkurs” publik, i cili sigurisht nuk ishte zhvilluar kurrë.

Kur u pyetën për këtë konkurs, kompania BIG e Ingelsit, më pas, pohoi se kishte njëmarrëveshje me klientin e saj, Bashkinë e Tiranës, e cila nuk lejonte dhënien e informacionit. Por në faqen e saj, Bjarke Ingels përmend si klient të sajin të vetëm kompaninë Fusha.

Pra, me çfarë kemi të bëjmë? Me një projekt publik me garë ndërkombëtare? Projekt publik me Bashkinë e Tiranës? Apo projekt privat me kompaninë Fusha? Përgjigjja është sigurisht: të gjitha bashkë. Qeveria qëndrore dhe ajo lokale e drejtuar nga Partia Socialiste dallojnë nga një kompani private vetëm nga emri.

Shembulli më i fundit i bashkimit të publikes dhe privates është rinovimi i ndërtesës së njohur si Piramida në qendër të Tiranës. Hapi i parë, në prill 2016, ishte heqja e piramidës si pjesë e qendrës historike të Tiranës, duke i hequr asaj mbrojtjen si monument kulture. Pastaj në dhjetor 2016, Këshilli i Ministrave transferoi pronësinë e ndërtesës dhe të tokës nga qeveria tek Bashkia Tiranë. Për shkak të ndryshimit në statusin dhe pronësinë e Piramidës, do të kishte më pak mbikëqyrje.

Një muaj më vonë, në janar 2017, arkitekti holandez i MVRDV, Winy Maas, mori pjesënë një diskutim nga Bashkia Tiranë organizuar tek Piramida për Piramidën. Vlen të përmendet se gjatë fushatës zgjedhore 2015, Veliaj protestoi publikisht kundër një projekti të mëparshëm (dhe të dështuar) të MVRDV-së, Tirana Rocks.

Në qershor 2018, u bë publik lajmi se MVRDV “mori” tenderin për rindërtimin e Piramidës pa ndonjë konkurs publik apo tender.

Të mërkurën, opozita publikoi dy foto nga faqja zyrtare e MVRDV-së. Në foton e parë tregohet se projekti i Piramidës ishte projekt për Bashkinë e Tiranës (domethënë, një projekt publik që duhet t’i nënshtrohet ligjeve të prokurimit publik) për një “shumë të pazbuluar” parash. Kjo është dukshëm në kundërshtim me ligjin, pasi shuma e parave duhet bërë publike.

Zgjidhja e këtij “problemi”, pra detyrimit për garë publike, ishte ndryshimi i klientit nga Bashkia Tiranë në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një fond privat që nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik shqiptar apo transparencës, duke hequr tërësisht çdo referencë në kosto. Kështu projekti tani shfaqet në faqen e internetit të MVRDV-së me klient AADF-në.

Është e njëjta hile e përdorur nga Bjarke Ingels—ndryshimi i klientit nga Bashkia e Tiranës në Fusha shpk.

Në të tri projektet—stadiumi i ri kombëtar, ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi i Piramidës—shohim, pikërisht të njëjtën logjikë dhe qasje: kalimi i pronës publike në ente private, të cilat, megjithatë, janë nën kontrollin e atyre që janë në pushtet, për të shmangur llogaridhënien financiare.

E gjithë kjo është mundësuar nga “arkitektët yje”, të cilët japin me qira famën dhe prestigjin e tyre për të fshehur krime financiare me përmasa të mëdha.

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei / Exit.al

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2019 11:06

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Show-biz

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së...

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Aktualitet

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Në Ukrainë u zgjodh javën e shkuar President i vendit komediani i njohur Vlodimir Selenksi, i cili fitoi me një rezultat të thellë përballë miliarderit Petro Poroshenko, i cili garonte...

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!