KLP e Ibrahmit si Komitet Ekzekutiv i Ramës

Hënë, 15 Prill 2019 15:37

Reforma në drejtësi është plotësisht e kapur nga Edi Rama. Në cdo hap që hidhet paligjshmëria është evidente.  Rama që me krijimin e KPP dhe KLGJ veproi në paligjshmëri dhe po tenton me forcë, pa pjesëmarrjen në proces të opozitës përmes miratimit të akteve nënligjore në Parlament gjë qe nuk e beri kur duhet, detyrim ky pas miratimit të reformës unanime votuar nga e gjithë politika dhe ligjvënësit. Përmes kontrollit të të gjitha pushteteve si dhe pushtetit të drejtësisë Rama kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin për të ngritur ashtu nën kontrollon e tij strukturat e reja të drejtësisë. Vonë por dhe ndërkombëtarët tashmë janë ndërgjegjësuar. Po tenton të ngrejë dhe  SPAK pa bashkëpunimin me opozitën. Paligjshmëria arriti kulmin, e një veprim i tillë vjen vetëm kur ke nën kontroll pushtetin duke emëruar prokurorë burrin e Ermonela Felajt në kundërshtim me ligjin duke qenë se ai se ka mbaruar shkollën e Magjistraturës. Është e ndaluar me ligj te emërohen prokuror e gjyqtare pa magjistrature.

Reforma në drejtësi dështoi në mënyrën më spektakolare. Aq e shëmtuar ishte përdorimi i reformës për kundërshtarët sa dhe OJQ e Sorosit në Shqipëri e atakuan për transparencë.
Është kjo, e gjitha filozofia e Ramës për të sulmuar kundërshtarët dhe përdorimin e reformës si kërbaç. Iu dha goditja e parë me sulmin e opozitës dhe përjashtimin e saj ndaj çdo hap pas votimit të 140 deputetëve. Sulmi i dytë i kësaj reforme ishte zgjedhja e Arta Markut me 69 vota të mazhorancës, e cila është vegël e Ulsi Manjas. Reforma vazhdon të goditet çdo moment që nga emërimi i Genti Ibrahimit si kreu i KPL, i cili është kunati i Mimi Kodhelit.  Kulmi i përdorimit të reformës si kamgjik arriti me emërimin e burrit të Ermonela Felajt.
Emërimi i burrit të Ermonela Felajt në kundërshtim me ligjin
KLP ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj. Ai u caktua prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë. Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhënien e statusit prokurorit Valikaj. Bashkëshorti i ish-ministres Ermonela Felaj është emëruar prokuror ndonëse nuk është magjistrat. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative, e cila ka urdhëruar KLP të emërojë prokuror bashkëshortin e ish-ministres Bledar Valikaj. Në 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”.
Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.
Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”.
Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.
Tashmë Gjykata Administrative e Apelit e pranoi edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë prokuror. Por me reformën e re të drejtësisë, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. Në lidhje me këtë çështje, sot vendosi KLP, e cila e emëroi sërish prokuror Valikajn.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!