Ylli Rakipi: Përplasja me Edi Ramën, do të më mbyllë emisionin

Hënë, 15 Prill 2019 22:12

Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit të “Pa Ekspozuarit” Ylli Rakipi i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “A Show” në News 24 tregon marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, marrëdhënie e cila ka përfunduar së fundmi në gjykatë, pasi Rakipi e ka kundërpaditur për cënim imaxhi.

Por pse gjithë kjo situatë? Gazetari thotë hapur se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Rama ka dashur ta kontrollojë atë ashtu siç ka bërë me shumë gazetarë të tjerë. Rakipi thotë se është sulmuar vazhdimisht nga kryeministri që pas ai “e vuri me shpatulla pas muri” në një intervistë. 

“Edi Rama ka blerë mediat dhe gazetarë të rëndësishëm të vendit. Në një intervistë që e pata në studio nisi edhe përplasja ime me të. Nuk bëra gjë tjetër mblodha vetëm premtimet e bëra nga Rama në mandatin që shkoi. I kërkova edhe program për tani këtë katërvjeçar, por që sigurisht ai nuk kishte program, më solli një si revistë me ngjyra. Rama ndërton strategji për të mbajtur njerëzit nën kontroll, këtë donte të bënte edhe me mua”,- tha Rakipi.

Gazetari pranoi ndër të tjera se Rama ka tentuar t’i mbyllë programin e tij në tv.

“Me të gjitha llojet e presionit e ka provuar, deri tek pronari këtu ku jemi e kam parë presionin që atij i bëhet. Në vend tjetër ku isha e kam parë presionin me një tip Koçi Xoxe që mban nga pas, njeriu për mediat Fuga, ky është njeriu që ndërtonte strategjinë tek tv tjetër më ngritën një kurth që të mos vinin njerëz nga mazhoranca. Është një përpjekje që ai do t’i ketë të gjitha, të ketë për vete edhe mediat”,- shton Rakipi.

Rakipi sqaroi se gjatë këtyre viteve, “Kam votuar për Berishën edhe për Ramën. Më vjen rëndë që kam votuar edhe për ca më të vegjël se sa Rama. Shpeshherë ne Adi ndërtojmë njeriun që duam. Unë kam menduar që ky do bënte të mira për vendin. Do ishte mirë të isha unë i gabuari. Po nuk është kështu, është ndryshe. Do kisha ikur i lumtur nga kjo Botë po të isha i gabuar”,- thotë ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Libri si “ilaç”

Kulturë

Libri si “ilaç”

Leximi i jep trurit tuaj një “stërvitje” të ndryshme nga shikimi i televizorit ose dëgjimi i radios. Nëse jeni të zhytur në një libër shumë interesant, apo thjesht shfletoni një...

Vulin: Serbia nuk do anëtarësohet në NATO

Bota Shqiptare

Vulin: Serbia nuk do anëtarësohet në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo...

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Show-biz

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!