Zbulohet shkaku i djegies së Katedrales Notre-Dame

E Enjte, 18 Prill 2019 21:30

Hetuesit besojnë se djegia e Katedrales Notre-Dame në Paris u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik.

Një zyrtar francez i policisë gjyqësore tha se hetuesit punuan gjatë për të zbuluar ku nisën flakët, pavarësisht se nuk kishin ende leje për të hyrë në kishë për arsye sigurie, shkruan DailyMail.

Zyrtari, i cili foli anonimisht, tha se monumenti ende po konsolidohet me dërrasa druri për të siguruar disa pjesë të brishta të mureve.

Vetëm pasi të jetë plotësisht i sigurt, hetuesit do të lejohen të shikojnë më nga afër në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi shkaktarin e zjarrit.

Katedralja e Notre-Dame u dogj në fillim të kësaj jave (15 prill 2019). Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, 850 vjeçare, përfshirë dy kullat e saj, ndërsa maja dhe çatia iu shembën.

Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, ndërsa flakët u shuan plotësisht pas 15 orësh.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!