28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Hënë, 22 Prill 2019 22:30

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj.

Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që vendosi të kandidonte për Këshillin Bashkiak në listën “Bari Bene Comune”, me kryetar Antonio Decaro.

“Jam e bindur se mbështetja juaj nuk do të më mungojë, – është shprehur ajo, – ashtu siç nuk më ka munguar asnjëherë dashamirësia, vlerësimi dhe ngrohtësia njerëzore”.

Po në Bari garon edhe Uljana Gazidede, që jeton atje prej 27 vitesh, ku praktikisht është rritur e ka përfunduar studimet, që i kanë lejuar të bëhet avokate.

“Asnjëherë nuk e kam ndierë kaq fort sa tani, nevojën të zbres në fushë e të përballem me temat që ka më shumë përzemër qyteti i Barit. Një qytet që meriton të nderohet e të kujtohet çdo ditë, si simbol i mikpritjes, shumetnicitetit dhe hapjes”, thotë ajo.

Borana Tartari kandidon në Bergamo, ku është martuar e ka dy fëmijë.

Edhe dëshira e saj është që ta kthejë Bergamon në një qytet më gjithëpërfshirës, me mundësinë për të ndërtuar projekte mundësish të barabarta, raporton “t.ch”.

Janë 28 shqiptarë që garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë, të gjithë ata njerëz të integruar më së miri në shoqërinë italiane, duke u kthyer në shembull të qytetarisë, ndershmërisë e suksesit. E që ashtu si Armando Zotaj kërkojnë të bëjnë diçka më shumë, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për komunitetin.

Një numër i rëndësishëm shqiptarësh, ndërkohë, garon këtë vit edhe në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Shqiptarët e fushatës në Itali, dhjetëra emigrantë garojnë ne zgjedhjet e Majit

Kandidatët shqiptarë në Itali:

Sonila Alushi (Lista Gori, Bergamo)
Borana Tartari (PD, Bergamo)
Uljana Gazidede (Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari)
Eva Meksi (Bari Bene Comune, Bari)
Dashamir Kruja (Lista Civica Biella è Gentile, Biella)
Ina Dhimgjini (Candidato sindaco lista Livorno a Misura, Livorno)
Ilda Beqo (lista “Sinistra per Modena”, Modena)
Admir Toto (Settimo Futura, Settimo Torinese)
Arli Dervishi (lista “Almese Bene Comune”, Almese, Torino)
Valbona Kalaj (Uniti per Unire – Lista Civica per Canonica d’Adda, Bergamo)
Gentjan Rizo (PD, Biella)
Petrit Malaj (Lista Nardella Sindaco, Firenze)
Agim Lorenzo Danaj (Candidato sindaco Movimento 5 Stelle, Spinea)
Dejnada Kasa (Forza Pavia, Pavia, Udine)
Denis Bendo, di Tirana (Coltiviamo il futuro, Castions di strada)
Blerina Halili, di Burrel (Fagagna Voliamo insieme, Fagagna)
Xhoana Bushi, di Kucove (Il Bene in Comune, Paluzza)
Adel Ibraimi, di Gostivar (Lega Salvini, Osoppo)
Leonora Bytyqi, di Monfalcone (Turriaco Democratica, Turriaco)
Roland Ndoci, (Lista Civica “Progetto Basiliano” , Basiliano)
Mirela Gega (Lista Civica “Verzuolo per tutti”, Verzuolo)
Xheimina Dervishi (Lista “Più Castiglione”, Castiglione)
Kristian Baci (Lista “Susa Futura”, Susa)
Vojsava Meciti (Fratelli d’Italia, Agliana)
Armando Zotaj (Forza Italia, Casale Monferrato)
Elona Gaxha (Lista “Patto x Foligno”, Foligno)
Anisa Rama (Forza Italia, Bergamo)
Jozef Gjura (“Vercelli con Maura Forte”, Vercelli).

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!