FOTO/ Kush është djali i biznesmenit që i shpëtoi atentatit në Vlorë

Premte, 10 May 2019 21:57

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi këtë të premte Vlorën. Në zonën më të populluar, Lungomaren nga dy automjete u hapën zjarr drejt njëra – tjetrës. Për pasojë u plagos lehtë në këmbë një kalimtar i rastit. Birime nga policia lokale thanë se dyshohet se atentati kishte si objektiv djalin e një biznesmeni të njohur në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ines Hajrulla, djali i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla.

Sipas Vizion Plus, 27-vjeçarit i është bërë atentat në nëntor 2017, teksa iu tritol në makinë po në lagjen ”Hajro Çakërri”. Ai humbi të dyja këmbët duke vendosur proteza, po shpëtoi. Pas ngjarjes ai u arrestua, pasi policia i gjeti një armë pa leje. Burimet policore thanë në atë kohë se shkak për atentatin me tritol ishin mosmarrëveshjet me një grup tjetër pas humbjes së një ngarkese me hashash në Itali.

Image associée
Atentati me tritol

Ines Hajrulla është një person me precedentë penale. Në kartelat e policisë rezulton se i riu ka qënë i arrestuar në dhjetor 2016 për armëmbajtje pa leje. Ai ka qenë i dyshuar edhe për djegien e automjetit të një efektivi policie në Vlorë.

Ai ka lidhje me grupin “Llanaj” të përfshirë në konflikte me vrasje ne Vlorë. Po ashtu ai ka qenë shok me Edison Harizajn, i vrarë gjithashtu në vitin 2018. Sipas gazetës Panorama, nga ana tjetër, ai ka qenë i dyshuar edhe për një grabitje me armë, po në Vlorë, por pas arrestimit u la i lirë për mungesë provash. Vitin e kaluar ai pati sërish probleme me policinë, pasi u mor në pyetje në lidhje me zhdukjen e Elvis Troqes.

Djalit të biznesmenit, në serinë e ngjarjeve të rënda në këtë qytet, i është vrarë në atentat afër Ujit të Ftohtë edhe kushëriri Renato Omeri. Edhe në atë rast Ines Hajrulla shpëtoi nga atentati, teksa persona të paidentifikuar goditen me armë drejt makinës ku ishte djali i biznesmenit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Politikë

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Luan Rama e ka quajtur peshë dinjiteti dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Sipas Ramës, Haradinaj ka bërë një akt prej burri shteti i duke i mësuar të gjithve se sa vlerë ka...

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Bota Shqiptare

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë, nga një gjykatë e padrejtë”,- kështu...

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Show-biz

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!