Major Klodian Tanushi s'i mbijetoi dot plagëve/ Basha: Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe

Premte, 10 May 2019 23:07

Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

Ai humbi jetën mbrëmjen e sotme vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetare Zarife Hasanaj.

Pas lajmit të kobshëm ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i opozitës shpreh hidhërimin për humbjen e major Klodian Tanushit.

Mesazhi i Bashës:

Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Që Vettingu mos të na kujtojë “Plepat”!

Op/Ed

Që Vettingu mos të na kujtojë “Plepat”!

Ermal Mulosmani    Kryeministri Rama, në një përgjigje në rrjetet sociale ndaj deklaratave të mëhershme të Presidentit Ilir Meta, e quajti mungesën e Gjykatës Kushtetuese një gjë më të mirë sesa ekzistencën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!