Dritan Demiraj reagon ashpër: Ne shqiptarët nuk e kemi parë mirë fundin e diktaturës

Tuesday, 14 May 2019 21:49

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë teknike në 2017-ën, Dritan Demiraj hedh akuza të ashpra mbi qeverinë, që e cilëson si destructive dhe abuzive.

Duke u ndalur te sjella e policisë, Demiraj mendon se uniformat blu kanë kaluar të gjitha kompetencat, duke marrë stafetën e neo-bllokmenëve dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë.

“Kur pushteti qeverisës i autokratit Rama, nuk kryen qarkullimin politik në bazë të votës së lirë, atëherë struktura politike e rilindjes, nxit sjellje ku përmes korrupsionit, ryshfetit, shantazhit, dhunës ndaj opozitës, zhvatjes e kështu me radhë të mbaj me çdo kusht pushtetin”, shkruan Demiraj në një status në Facebook.

Statusi i plotë:

Diktatura kushtetuese!

Situata e brishtë politike, ekonomike, sociale në Shqipëri po kërcënohet nga qeverisja destruktive me tipare cezariane, duke i dhënë vetes fuqi ekstra ligjore, pasi ka prishur të gjitha balancat institucionale kushtetuese dhe qeveria kullot livadhet nën udhëheqjen e kryeçobanit. Kjo qeverisje e “ripjelljes”, ka vrarë nismën e qytetarëve të saj duke i konsideruar ndonjëherë si “dele” dhe shumë raste i ka bërë ata indifferentë në çështjet e shtetit duke mos shfaqur interes. Kur qeverisja bëhet destruktive, abuzimet dhe uzurpimet e të gjitha pushteteve e çojnë drejt një despotizmi absolut, atëherë është e drejta dhe detyra e qytetarëve të rrëzojnë një qeveri të tillë dhe të ofrojnë “roje të rinj” për sigurinë e tyre të ardhshme.

Në këto raste qeveria nuk u tregon njerëzve se çfarë mund të bëjnë, por është populli që i thotë qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë. Demokracia do të thotë që qeveria pëson ndryshime nga mjetet jo të dhunshme. Forca policore, gazi helmues dhe dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve që kërkojë liritë bazike natyrore, nuk janë pjesë e procesit. Liria mund të mbrohet vetëm nëse njerëzit kujdesen mjaftueshëm për të luftuar për të, sepse qeveritë kleptokratike nxisin më shumë pushtet dhe ata kurrë nuk e braktisin me dëshirë.

Unë mendoj, se ne shqiptarët nuk e kemi parë mirë fundin e diktaturës, pasi ajo ka vazhduar të marrë stafetën nga neo-bllokmenët dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë dhe sot drejtojnë përsëri të gjitha institucionet kushtetuese. Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ata që shpresuan në ardhjen e demokracisë. Sipas raporteve të Freedom House, theksohet se sot ekzistojnë 106 diktatura ose diktatura të pjesshme, ku bën pjesë dhe Shqipëria, vazhdojnë sot të drejtojnë, duke përbërë 54% të shteteve të botës.

Kur pushteti qeverisës i autokratit Rama, nuk kryen qarkullimin politik në bazë të votës së lirë, atëhërë struktura politike e rilindjes, nxit sjellje ku përmes korrupsionit, ryshfetit, shantazhit, dhunës ndaj opozitës, zhvatjes e kështu me radhë të mbaj me çdo kusht pushtetin. Kjo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma skizofrenie dhe deliri, krijon një kult diktatoriali, një qeverisje kleptokrate me tepsi, kazan, garuzhde dhe një oligarki ekonomike e policore. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe diktatorët më famëkeq si Hitleri, i cili krijoi “fuhrerprinzip”, ideja se fjala e tij ishte mbi të gjitha ligjet.

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, bukurinë, lavdinë, nderin dhe dominimin, të shoqëruar me një mungesë ndjeshmërie. Ai ecën me logjikën e mbijetesës politike duke paguar njerëzit që i shërbejnë për të qëndruar në pushtet. Në një demokraci, qeverisja duhet të “paguaj” qytetarët duke u ofruar shërbime publike, pasi votuesit janë shumë dhe nuk mund të shpërblehen ndryshe. Ndërsa, në qeverisjet autokratike si ajo e Ramës, të gjithë zyrtarët e qeverisë kanë duart e tyre në tepsinë e byrekut, duhet të paguajnë mercenarët elektoral (bandat kriminale dhe propagandistike), miqtë mediatik dhe oligarkët rreth tyre, mercenarët politik në sistemin e drejtësisë, policor dhe strukturave të tjera të sigurisë.

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 21:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Aktualitet

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Natë episodike në burgun e Koridhalosë. Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C. Fillimisht është bërë e...

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Aktualitet

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për ngjarjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë të...

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Aktualitet

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Një atentat me armë është bërë ndaj dy të rinjve që udhëtonin me motorr në rrugën e fshatit Poro të Vlorës. Si pasojë e atentatit, njeri prej tyre, Sotiraq Mëhilli...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!