Grabitja e Rinasit/ Zbardhet roli i agjentit të kargos, si i ndihmoi autorët

Premte, 21 June 2019 09:16

Hasan Kanaçi, 48-vjeçari i vënë në pranga si një nga autorët e grabitjes së Rinasit, dyshohet se nëpërmjet mosrespektimit të procedurës për ngarkimin e bagazheve dhe vlerave monetare u ka dhënë kohë grabitësve.

Burime bëjnë me dije se, sipas procedurës duhet që vlerat monetare të ngarkohen të fundit në avion dhe më pas të mbyllet dera. Por referuar pamjeve filmike, ka rezultuar se fillimisht janë ngarkuar disa valixhe të pasagjerëve, më pas janë futur thasët me para dhe në fund janë ngarkuar valixhe të tjera.

48-vjeçari u arrestua pak ditë më parë dhe qëndron nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Shtetasi Hasan Kanaçi është identifikuar si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitje, pas shqyrtimit të të gjitha provave të grumbulluara deri më tani. Nga ana tjetër, edhe informacionet në rrugë operative kanë nxjerrë emrin e tij si bashkëpunëtor. “Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje kriminale e konkretisht i shtetasit: H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”, shkruhej në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Megjithëse zyrtarisht nuk bëhet e ditur shuma e vlerave monetare të sekuestruara, burime thonë se ajo arrin deri në 100 mijë euro dhe dyshohet se janë një pjesë e vlerave të grabitura në 9 prill. Ndërkohë që hetuesit janë duke kryer verifikimet në këtë drejtim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!