Festa me tifozët e Celtic, Meta "pushton" mediat botërore

E mërkurë, 10 July 2019 21:55

Video e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke festuar me tifozët e Celtic para sfidës së Champions League në Sarajevë është bërë virale dhe po bën xhiron e botës. 

 

Rreth 50 media nga i gjithë globi, mes të cilave edhe disa nga më prestigjiozet, kanë publikuar videon e presidentit shqiptar që këndon me tifozët e veçantë skocezë në mes të Sarajevës dhe janë habitur nga sportiviteti i Metës. 

 

"The Sun", Yahoo.com”, “Msn.com”, “Daily Telegraph”, media europiane, apo deri edhe Australi dhe në Indi kanë publikuar videon e takimin e veçantë të Metës me fansat e Celtic FC, duke e trajtuar si një episod mjaft pozitiv që meriton të evidentohet sa më shumë, veçanërisht për sportivitetin e Metës dhe mënyrës tepër origjinale të tij për të promovuar Shqipërinë kudo në botë.

 

 

Në fakt, video u publikua nga Presidenti i Shqipërisë në profilet e tij në rrjetet sociale, por u shpërnda menjëherë kudo dhe është komentuar gjerësisht nga tifozët skocezë, por edhe nga media ndërkombëtare. “Festë presidenciale”, shkruan në titullin e artikullit përkatës edicioni skocez i tabloidit të famshëm britanik “The Sun”, që raporton se Presidenti Meta është takuar rastësisht me tifozët bardhejeshil në rrugët e Sarajevës dhe ka kaluar disa momente gazmore së bashku me to. 

 

“President Meta këndoi me fansat dhe më pas postoi videon në profilin e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat për legjendën e Celtic, shqiptarin Rudi Vata”, shkruan “The Sun”. 

Modifikuar më E mërkurë, 10 July 2019 22:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!