U tha se “u pastrua”, por Pylli i Sodës është mbuluar nga plehrat

E mërkurë, 16 May 2018 20:24

Ndonëse ende nuk ka kaluar një muaj nga aksioni i pastrimit, situata vazhdon të jetë problematike në zonën e Pyllit të Sodës.

Mbetje inerte dhe urbane vazhdojnë të hidhen në çdo cep të këtij pylli.

Prej shumë kohësh, zona e Pyllit të Sodës është një kosh natyror gjigand mbetjesh të njeriut dhe është larg të quajturit “mushkëri” e qytetit të Vlorës.

Aksioni i udhëhequr nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, më 18 prill, siç duket nuk mjafton dhe pastrimi i pyllit, për shkak se mbetjet janë të depozituara prej vitesh, duhet të jetë rrënjësor dhe të ndalohet hedhja e mbetjeve në të ardhmen.

Pra, ajo ishte një zgjidhje sa për tu filmuar në kamera e pastaj askujt nuk i plasi më.

Mbetje inerte apo nga punishtet dhe restorantet e ndryshme që operojnë në Vlorë hidhen pothuaj çdo ditë në pyll.

Ky problem kërkon një zgjidhje, pasi në rrethin e Vlorës, jo vetëm Pylli i Sodës, por edhe zonat rurale të Bashkisë së Vlorës nuk kanë një plan menaxhimi ose një landfill për grumbullimin e tyre.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 21:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor, e premte 22 mars 2019

Horoskopi

Horoskopi ditor, e premte 22 mars 2019

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një e premte intriguese! Edhe pse...

Parashikimi i motit, e premte 22 mars 2019

Moti

Parashikimi i motit, e premte 22 mars 2019

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pasojë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta janë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat jugore...

Ekzekutimi, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010 në Itali

Aktualitet

Ekzekutimi, “Nardi i bujtinave” i arrestuar në 2010 në Itali

Rreth 24 orë pas vrasjes së 35-vjeçarit Ferdinand Polia policia e Shkodrës “nge supet” për një pistë të mundshme hetimi.  Hetuesit nuk janë ndihmuar as nga dëshmia e mikut të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!