Genti Tavanxhiu, me ekspozitë personale në Japoni

Diel, 10 February 2019 10:46

Artisti i njohur Genti Tavanxhiu është prezantuar këto ditë me një ekspozitë në Japoni. Ekspozita është çelur në Galerinë 301 në Kobe (Osaka) dhe është hera e tretë që punët e artistit ekspozohen në këtë shtet. Në punën e tij Genti Tavanxhiu tregon se gjithnjë ka qenë i interesuar ta zgjerojë aktivitetin, duke vizatuar profilin e një artisti të globalizuar, dhe këtë muaj të dytë të vitit ai prezantohet në Japoni. “Më është dashur shumë kohë për përgatitjen e kësaj ekspozite personale. Veprat artistike të ekspozuara janë frut i arritjeve të një pune thuajse 2 vjeçare. Falë z. Kinzo Soga, që mirëpriti projektin dhe kujdesit të dy kuratorëve të rinj, artistët Takeshi Kubo dhe Nao Smith ekspozita doli me sukses. E reja në këtë aktivitet ishte mënyre spektakolare dhe e pazakontë e vendosjes së pikturave, ku tejkaluam traditën dhe të zakonshmes, që normalisht presim të shohim në një galeri arti. Gjenialiteti i 2 kuratorëve qëndron pikërisht këtu. Ato mbuluar pothuajse gjithë sipërfaqen e dyshemesë të galerisë me pikturat, të cilat ekspozohen nën xhama, duke lënë muret e bardha të zbrazëta. Pra është e kundërta e asaj, ku jemi mësuar të shohim pikturat e varura ndër mure”, pohon artisti, duke shtuar se ky qëndrim padyshim ka surprizuar shumë dhe publikun artdashës, i cili vazhdon ta vizitojë çdo ditë ekspozitën. Në ekspozitën, që do të rrijë e hapur deri më datë 11 shkurt në Kobe, mund të admirohen rreth 20 piktura që janë më të mirat e koleksionit 2018. Sipas artistit, punët mbajnë një linjë, që afrohet shumë me ekspresionizmin abstrakt. “Gjendje kjo e nevojshme sidomos për një skulptor, i cili ngurtësohet në procesin e ngadalshëm dhe shumë afatgjatë të gdhendjes në gur. Lindi kështu kërkesa për një shkarkim energjie, e cila ishte akumuluar prej kohësh. Jam përmbajtur e kujdesur për brishtësinë e letrës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pastërtisë dhe freskisë së ngjyrave. Kompozimet janë të lira dhe nuk varen nga pasqyrimi i ndonjë ngjarjeje, objekti apo çfarëdo reference tjetër që vëzhgohet në natyrë. Pikturat janë të punime me akrilik në telajo dhe letër. Ishte kjo një zgjidhje që ka të bëjë me transportimin e punimeve kaq larg dhe kostot përkatëse edhe pse dëshira ishte të ekspozoja dhe skulptura pse jo, po të shpresojmë për një rast tjetër të afërm”, pohon artisti Tavanxhiu. Pyetjes së kur mund të jetë në Shqipëri me një ekspozitë personale ai tregon se ka kohë që po përgatitet për një të tillë. “Kam disa vite që po mundohem të sjell në Shqipëri punime të realizuara nga studioja në Itali. Besoj dhe shpresoj që së shpejti do ia prezantoj atë edhe publikut shqiptar. Jam i bindur që Shqipëria ka arritur të jetë një potencial dhe fuqi blerëse”, tregon Tavanxhiu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!