Kosova shënjon vendet e trashëgimisë

Hënë, 11 February 2019 13:29

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot Udhëzimi Administrativ (MKRS) nr. 01/2019 për specifikat e shënjimit të trashëgimisë kulturore dhe vendeve turistike, akt nënligjor ky i cili ka për qëllim të përcaktojë llojet, kuptimin, formën, ngjyrën, dizajnin, madhësinë dhe fontin e shkronjave, dimensionet, materialin dhe karakteristikat teknike të shenjëzimit, si dhe udhëzimet për standardet për vendosjen dhe instalimin e shenjave të trashëgimisë kulturore dhe atyre turistike në të gjitha kategoritë e rrugëve në Republikën e Kosovës.

Këto shenja njoftuese/informuese, në bazë të udhëzimit, do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës dhe janë të dedikuara për informim, gjegjësisht për të drejtuar shfrytëzuesin deri te potencialet/destinacionet e trashëgimisë kulturore dhe turistike.

Shenjat sipas këtij udhëzimi janë: Shenja “shënim kulturo- historike”; Shenja “atraksion natyror”; Shenja “objekt për strehim”; Shenja “objekt hotelier”; Shenja “objekt publik”; Shenja “atraksione turistike”; Shenja “rrugë turistike”; Shenja “Mirë se vini” dhe “Lamtumirë”; Shenja “tabela turistike informuese, për komunikacion, turizëm dhe informacione të tjera turistike”. Format e këtyre shenjave do të jenë katrore, katërkëndëshe dhe në formë shigjete dhe kanë ngjyra të kafta, të kaltra, gjelbra dhe të bardha.

Gjithashtu, shenjat i kanë kodet e tyre të cilat ndahen në: E 1.x – simboli i trashëgimisë kulturore; E 2.x – simboli për shërbime; E 3.x – simboli për rekreacion. Ndërsa numrat do të shënohen prej 01 deri 99 për secilën kategori të sinjalizimit. Shenjat përmbajnë simbole të paraqitura në formë të piktogramit dhe tekste të shkruara sipas nevojës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arbitri shqiptar që do gjykojë sfidën në Europë

Sport

Arbitri shqiptar që do gjykojë sfidën në Europë

Enea Jorgji nuk gjykon prej dy javësh në superiore, por kjo nuk i ka mohuar atij të caktohet si arbitër kryesor në ndeshjen e rëndësishme të Youth Europa League mes...

Orteku godet vendpushimin në Zvicër, bora zë poshtë mbi 10 njerëz (FOTO/VIDEO)

Globi

Orteku godet vendpushimin në Zvicër, bora zë poshtë mbi 10 njerëz (FOTO/VIDEO)

Një grup njerëzish janë zënë poshtë nga një ortek në një vendpushim të skive në alpet zvicerane. Sipas policisë në Valais, orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 duke...

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Kronikë

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!