Kujtohet shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati

Hënë, 11 February 2019 16:43

Është përkujtuar sot shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati, në 105-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor, familjarët e Kasimatit kanë marrë dosjen e saj të plotë nga Arkivi i Shtetit. Javën e ardhshme, Muzeu Historik Kombëtar, në veprimtarinë periodike “Një pasdite në muze!” do t’ja kushtojë Sabiha Kasimatit, një nga femrat intelektuale më të shquara shqiptare, shkencëtare e nivelit të lartë, dhe jo vetëm.

Sabiha Kasimatit (1912-1951), biologë dhe punonjëse shkencore, lindi në Edrene (Adrianopol) të Turqisë Evropiane, në një familje nga Libohova. Më 1927 u kthye familjarisht në atdhe, u vendos në Korçë, dhe kreu Liceun Kombëtar. Punoi si mësuese në shkollën femërore të Korçës dhe në shkollën e mesme bujqësore amerikane të Kavajës (1931-1936).

Më 1936 filloi studimet e larta për biologji (dega e iktiologjisë) në Universitetin e Torinos. Më 1941 mbrojti doktoraturën dhe u kthye në atdhe. Punoi si mësuese e biologjisë në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë (1941-1945). Gjatë vitit 1945 qëndroi për kurim në Torino. U kthye në atdhe dhe filloi punën si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve që me themelimin e tij (1946), ku u morr me studimin e peshqve të Shqipërisë. Botoi disa artikuj shkencorë në revistën “Buletin i institutit të Shkencave”. Grumbulloi një material të pasur për iktiologjinë e Shqipërisë, mbi bazën e të cilit do të hartonte një monografi. Më 20.02.1951 u arrestua lidhur me incidentin e bombës në ambasadën sovjetike bashkë me 21 persona të tjerë të arrestuar për të njëjtën ngjarje. U pushkatua pa u gjykuar, më 26.02.1951.

 

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 17:02

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arbitri shqiptar që do gjykojë sfidën në Europë

Sport

Arbitri shqiptar që do gjykojë sfidën në Europë

Enea Jorgji nuk gjykon prej dy javësh në superiore, por kjo nuk i ka mohuar atij të caktohet si arbitër kryesor në ndeshjen e rëndësishme të Youth Europa League mes...

Orteku godet vendpushimin në Zvicër, bora zë poshtë mbi 10 njerëz (FOTO/VIDEO)

Globi

Orteku godet vendpushimin në Zvicër, bora zë poshtë mbi 10 njerëz (FOTO/VIDEO)

Një grup njerëzish janë zënë poshtë nga një ortek në një vendpushim të skive në alpet zvicerane. Sipas policisë në Valais, orteku është raportuar në Crans-Montana rreth orës 14:15 duke...

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Kronikë

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!