30 vite pas “fatwa”-s, Salman Rushdie: S’dua të jetoj më i fshehur

Hënë, 11 February 2019 21:50

Më 14 shkurtin e vitit 1989, udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Khomeini bëri publikisht thirrje për vrasjen e shkrimtarit Salman Rushdie. Arsyeja ishte libri i shkruar prej tij, “Vargjet satanike”, që për klerikun iranian përbënte një fyerje të skajshme ndaj Islamit.

Përmes një të ashtuquajture “fatwa”, apo dekreti fetar, Khomeini i nxiti “myslimanët nëpër botë ta ekzekutonin autorin dhe botuesit e librit”, në mënyrë që askush tjetër “të mos guxonte më të fyente vlerat e shenjta të Islamit”.

Khomeini, asokohe 89 vjeç, shtoi se kushdo që vritej në përpjekjet për të zbatuar këtë dënim do të konsiderohej “martir” e do të shkonte në parajsë. Mbi kokën e shkrimtarit u vendos një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh.

Tri dekada më vonë, Rushdie është gjallë për të rrëfyer historinë e tij. Qeveria britanike i pati ofruar menjëherë mbrojtje policore, gjë që ishte ndihmesë e madhe. Por, për ateistin e lindur në Indi, nga prindër myslimanë jo praktikantë, jeta nuk do të ishte më njësoj.

Për gati 13 vite, ai u detyrua të lëvizte nga një shtëpi te tjetra, me pseudonimin Joseph Anton, e gjatë 6 muajve të parë ndërroi 56 banesa. Përkthyesin japonez ia vranë korrikun e vitit 1991. Disa ditë më vonë iu qëllua me thikë edhe përkthyesi italian, e pas dy vitesh, botuesi i tij norvegjez u qëllua me armë zjarri.

Në botën myslimane, libri shkaktoi indinjatë e protesta, por “fatwa” e lëshuar për Salman Rushdie u pa me tmerr në Perëndim, ku sot konsiderohet një hero i fjalës së lirë, ndërsa më në fund i ka lënë pas vitet e jetuara në hije.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Kronikë

Aksident në Lezhë, "Benzi" përplas kalimtaren nga Puka

Një kalimtare ka mbetur e plagosur gjatë një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Shtetasja me iniciale Gj.Ll. 58 vjeçe, banuese në Pukë, u përplas nga...

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Bota Shqiptare

Haradinaj i kthehet Mogherinit: Serbia t’i kërkojë falje Kosovës për krimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën. Ai deklaroi se, njohja e shtetit kosovar është kërkim faljeje për veprimet...

Basha takim me ambasadorin britanik

Politikë

Basha takim me ambasadorin britanik

Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka realizuar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman. Ky takim vjen vetëm një ditë pas vendimit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!