ilmi “Sfida” riktheu në kinema Birçe Haskon

Tuesday, 19 Mars 2019 09:22

Filmi artistik “Sfida” me skenar dhe regji nga Lulzim Sula dhe me një kast aktorësh të njohur u shfaq premierë në Korçë. Filmi me ngjarje me problematikën shqiptare sjell në role aktorë të vlerësuar të kinemasë shqiptare. Në rolet në film përmendim aktorët Birçe Hasko, Suela Konjari dhe Bujar Asqeriu. Muzika në filma është shkruar nga Aleksandër Vezuli. Producenti Skënder Jaçe e vlerëson këtë herë bashkëpunimin, që është bërë për realizimin e filmit, pjesëmarrjen e aktorëve dhe shprehet se ishte një punë e bërë me profesionalizëm. “Në të gjithë botën premierat e filmit kthehen në një festë plot atmosferë për kinemanë. Edhe tek ne është krijuar tashmë tradita që filmi shqiptar të promovohet sa më bukur. Korça ku edhe u xhirua filmi "Sfida" priti premierën e tij të parë. I falenderoj, në emër të produksionit, për përgjegjësinë dhe profesionalizmin në rolet e tyre. Rrugëtim të bukur "Sfida"”, shprehet producenti Jaçe. Në qendër të filmit “Sfida” është një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajo të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qeraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara, etj. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike. Si do të vejë fundi i kësaj gruaje të dëshpëruar, e cila jeton e vetme me vajzën e saj? Gjithmonë në jetë ka një forcë energjie, që qënies njerëzore i jep kurajo, për të arritur që të jetë diçka në jetë, duke menaxhuar mirë personalitetin njerëzor. Xhirimet e filmit “Sfida” u bënë në vitin që lamë pas dhe vjen si një produksion i ri nga "Production Cinemania" me producent Skënder Jaçe.  Si producent ai tregon se jo vetëm kjo premierë është në planet e këtij viti, por dhe projekti “Open Cinema”, si dhe një tjetër film vizatimor me regji nga Endri Beqo.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një...

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Aktualitet

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Studiuesi i njohur Tonin Çobani është bashkuar me intelektualët e tjerë që nuk do të votojnë me 30 qershor në zgjedhjet moniste. Ai ka postuar në facebook këtë shënim: “Edhe unë...

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Show-biz

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, teksa ka publikuar dy foto ku shfaqet mjaft provokuese. Në fotot e postuara në “Instagram”, ish-velina e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!