Piktorët ulqinakë, ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Hënë, 25 Mars 2019 12:55

“Piktorët Ulqinakë në Tiranë” titullohet ekspozita, që u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Me veprat e autorëve të njohur ekspozita ofron një larmi veprash në pikturë, që janë prezantuar për publikun në MHK. Në këtë ekspozitë prezantohen punimet e piktorëve nga Ulqini Bilal Nikeziq, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha Resulbegoviq Mavriq, Naser Hasa, Vahida Hasanaga Nimanbegu, si dhe pikturat e piktorëve të ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga. Ekspozita vjen për publikun nga Muzeu Historik Kombëtar, Instituti i Librit dhe Promocionit dhe Organizata Turistike Ulqin. Ekspozita prezanton dhjetëra vepra në pikturë, që janë krijime të autorëve që kanë studiuar në shkollën e Beogradit, Prishtinës dhe më tej. Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit Irena Toçi njëkohësisht dhe organizatore e ekspozitës shprehet se bashkëpunimi me autorët nga Ulqini është prej disa vitesh.

“Disa prej tyre janë pjesë e kolonive të piktorëve qëne kemi realizuar që prejvitit2014 dhe deri sot. Jo vetëm kur kemi qenë në Ulqin por kanë ardhur dhe në Shqipëri dhe kanë punuar bashkë me piktorë të tjerë shqiptarë. Kanë qenë pjesëe këtyre ekspozitave lokale që ne kemi bërë. Ne kemi njohje me ta, sepse puna jonë si institutështë e tillë që realizohet në gjithë rajonin ku jetojnë shqiptarët, dhe mundohemi të bëjmëpromovimin e kulturës dhe gjithçka të mirë që ne kemi në gjithëhapësirën, ku jetojnë shqiptarët. Me Ulqinin ne kemi një bashkëpunim prej 20 vitesh intensivisht dhe jo vetëm në fushën e artit figurativ. Kemi një marrëdhënie të ngushtë me institucionet që drejtojnë Ulqinin dhe organizatat që operojnë aty. Ndajdhe ekspozita vjen si bashkëpunim me institutin tonë dhe Organizatën Turistike të Ulqinit”, tregon ajo. Më tej sipas drejtoreshës së Institutit të Librit dhe Promocionit Irena Toçi, falë këtij bashkëpunimi kjo ekspozitë që u çel për publikun në MHK do të jetë me të njëjtën përbërje autorësh edhe në qytetin e Prishtinës. “Piktorët që kanë sjellë tablotë janë të shkollave të ndryshme të artit. Disa prej tyre kanë mbaruar Akademinë e Arteve në Beograd, disa të tjerë në Prishtinë, dhe më tej. Ka njëndërthurje prurjesh dhe teknikash. Ka vaj në pëlhurë, ka teknika të tjera të punëve të tyre, ka të ndikuar nga surrealizmi, ka të tjerë që janë mëimpresionistë”, shpjegon mes të tjerave për ekspozitën Irena Toçi. Ekspozita ““Piktorët Ulqinakë në Tiranë” do të qëndrojë për publikun deri më datë 31 mars.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!