Piktorët në protestë për zhbllokimin e GKA

Hënë, 25 Mars 2019 12:58

Galeria Kombëtare e Arteve për piktorët ka mbyllur dyert. Në reagimet e tyre ata shprehen se institucioni nuk ka dëgjuar zërin e artistëve për të qenë më të përfaqësuar në galeri. Ata shprehen se drejtori i GKA apo dhe Ministria e Kulturës janë përgjegjës për çfarë po ndodh në këtë institucion. Pas skulptorit Ermir Grezda, që protestoi disa ditë më parë përballë Galerisë Kombëtare të Arteve, edhe të tjerë piktorë shprehen se duhet të protestojnë për zhbllokimin e GKA. Por më parë ata kërkojnë që të ketë një takim mes artistëve dhe ministres së Kulturës Elva Margariti. Në reagimet e tyre me jo pak akuza dhe ndaj ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që gjithashtu nuk bëri asgjë përproblemet e tyre këtë herë ata shprehen se duhet të dëgjohet zëri i tyre. Piktori Adrian Devolli pohon se protesta e skulptorit Ermir Grezda ishte e drejtë dhe se duhet të bashkohen dhe të tjerë autorë. “Unë i bashkohem protestës, që bëri skulptori Ermir Grezda. Ministres Margariti i them të mbledhë sa më shpejt artistët dhe të zhvillojë një takim të hapur me ne për situatën në art dhe gjendjen që ka GKA. Por unë uroj që kjo ta bëjë, sepse ish ministrja Kumbaro as e ka pasur fare në vëmendje artin dhe kulturën dhe problemet tona. Unë e them sërish që ne duhet të protestojmë dhe të kemi zhbllokim të GKA nga ai drejtor. Artistët nga Shqipëria nuk ekspozojnë në GKA, institucioni ka mbyllur dyert për ne si autorë. Unëjam gati të bashkohem me gjithë grupin që vendosin se do të bëjnë protestë”, pohon piktori Devolli. Me kritika ndaj drejtorit të GKA piktorit Adrian Devolli vijon me qëndrimin e tij se ai nuk i njeh autorët në Shqipëri. “Në atë institucion vihet një person nga Kosova, që se njeh artin tonë. Në situatën që është sot Shqipëria është e domosdoshme që të bëhet një plan sa më i ndjeshëm me ekspozita në atë institucion që sot quhet GKA. Përkëtë duhet që ministrja e Kulturës të dëgjojë të gjithë problemet tona. Nuk mund të lihet në dorë të një njeriu që është drejtori Erzen Shkololli, ndaj duhet një takim i hapur sa më parë me artistët”, pohon piktori Adrian Devolli.

Piktori Rakip Shabani gjithashtu është një nga zërat kritik mbi gjendjen qëështë në GKA. Ashtu si dhe në reagimet më parë ai vijon zëri i artistëve nuk dëgjohet as nga drejtuesit në ministri as në GKA. “Unë e kam dhënë mendimin tim dhe më parë. Për këtë gjendje që ka sot GKA ne të mblidhemi përpara saj dhe të protestojmë, mos të lëmë të hyjë brenda ai drejtor dhe vetëm kjo është zgjidhja jonë. Ne kemi reaguar në media, kemi folur si autorë, por asgjë nuk ka ndodhur deri tani. Unë bashkohem me Grezdën dhe ne duhet të jemi atje para GKA që tëprotestojmë për zhbllokimin e atij institucioni, deri tani galeria ka mbyllur dyert”, pohon piktori Shabani. 

“Unë bashkohem me reagimin e skulptorit Ermir Grezda dhe jam që përqindja midis piktorëve shqiptarë dhe atyre të huaj që ekspozohen në GKA duhet të jetë normalisht në 80 përqind me autorë shqiptarë aktivitete dhe vetëm 20 përqind me autorë të huaj por dhe nga Kosova. Por ka ndodhur e kundërta. Tani si e shikojmë ne GKA është 100 përqind e huaj. Nuk ka shqiptarë. Madje për mua nëse vijon kjo situatë ne duhet të mblidhemi si piktorë dhe ta bojkotojmë GKA”, pohon piktori Robert Përmeti. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!