Haig Zacharian: Në Shqipëri nuk mund të jetosh vetëm me krijimtarinë e muzikës serioze

Hënë, 15 Prill 2019 12:06

 Shteti duhet të krijojë një fond për krijimtarinë muzikore shqiptare, një kërkesë e bërë prej vitesh nga krijuesit e muzikës në vend, por deri tani mungon. Kompozitori i njohur Haig Zacharian shprehet se fondi për krijimtarinë duhet të saktësohet nga shteti përmes ligjit, dhe vlerësimi për autorët sjell dhe rezultate më të mira në fushën e muzikës.   “Mungesa e transparencës mbi projektet te Ministria e Kulturës tashmë është bërë traditë. Nuk e kuptoj se si një ministri, që duhet të bëjë transparente çdo gjë që ka lidhje me projektet, si buxheti, bordi që përzgjedh, nuk e bën. Nëse ata mund t’i kenë kthyer përgjigje si duhet personalisht disa emrave, unë vetë nuk e kam parë këtë transparencë me projektet sa herë që shpallen. Në faqen e Ministrisë së Kulturës shpallen vetëm projektet fituese dhe kaq. Asgjë më tepër për të na treguar se si u bë vlerësimi, mbi çfarë kriteresh u zgjodhën projektet, emrat e bordit. Ministria vetëm sa i shpall projektet dhe vazhdon për llogari të vet.

Krijimtaria muzikore duhet të trajtohet nga shteti si pjesa më e rëndësishme, sepse mund të bëhen aktivitete artistike me vepra muzikore, por nëse ne nuk merremi me krijimtarinë tonë muzikore nuk kemi bërë asgjë. Një shtet që ka një politikë kulturore nacionale duhet ta vlerësojë vetë këtë problem, por deri tani me shtetin tonë nuk ka ndodhur. Në shtetin tonë nuk ka një politikë kulturore nacionale, vetëm flitet në ajër dhe nuk bëhet gjë zyrtare për krijimtarinë muzikore, nuk ka asnjë vendim.

 Krijuesi krijon muzikë dhe pa pagesë është fenomen që ndodh me artin. E keni parasysh që luajnë artistët dhe nëpër rrugë dhe po i hodhi njeri ndonjë gjë, ose luajnë në koncerte pa fund dhe pa pagesë. Pra krijuesit besoj nuk do ta ndërpresin krijimtarinë nëse nuk do një institucion ose një ministri. Por kuptohet që një vlerësim material do të ishte shumë i vlefshëm për krijuesit. Vlerësimi material duhet për krijuesit e muzikës, sepse njeriu nuk jeton me ajër. Nëse do të jetë ky vlerësim material nga institucionet, nga Ministria e Kulturës, sigurisht që sjell dhe rezultate më të mira në krijimtarinë muzikore, sepse krijuesi nuk mund të rrijë dot pa shkruar, po dhe instrumentistët do të luajnë muzikë, edhe këngëtarët do të këndojnë. Por nuk i takon atyre, që të kujdesen se si mund të shpërblehen për këtë punë që bëjnë. Edhe më parë e kam thënë nuk ka gjetur zgjidhje fondi për krijimtarinë e muzikës shqiptare. Kjo gjë duhet të saktësohet me ligj. Nëse nuk saktësohet përmes ligjit dhe rregullave nuk do të gjejë zgjidhje ajo që duhet për të nxitur krijimtarinë dhe ndihmuar autorët shqiptarë. Fond për krijimtarinë e muzikës serioze shqiptare nuk kemi prej vitesh që e kërkojmë. Në Shqipëri nuk mund të jetosh vetëm me krijimtarinë e muzikës serioze. Nuk po them për këngën pasi ajo gjen treg, por me muzikën serioze nuk mund të jetohet”.

Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë: Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanjë). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Kritikët pohojnë se stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë. Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore. Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës, ku duken qartë tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!