Publikohet traileri i filmit “Vulë”, Valmir Tertini sjell premierën në Tiranë

E Enjte, 18 Prill 2019 12:11

Është publikuar traileri i filmit “Vulë”, me regji të Valmir Tertinit, i cili pritet që të jepet shumë shpejt premierë në Tiranë.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.

Xhirimet e tij kanë përfunduar në tetor të vitit të kaluar, teksa së fundmi është prezantuar edhe traileri.

Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit.

Pjesë e filmit janë gjithashtu emra të njohur nga fusha e artit: Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.

Posteri zyrtar i filmit “Vulë”

Regjisori Tertini, i cili jeton dhe vepron në Tiranë, është shprehur i entuziazmuar për këtë projekt, i cili do të jetë së shpejti i gatshëm për publikun.

“Nder dhe kënaqësi, të ndajë me Ju trailerin e filmit VULE Ju falënderoj nga zemra, për kontributin e dhënë në këtë projekt. Shumë shpejt, premierë në Tiranë”, ka shkruar Valmir Terrtini në Facebook. /Telegrafi/ 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!