“Vizatime të një jete” të piktorit Lekë Tasi në galerinë FAB

E Enjte, 18 Prill 2019 12:48

Ekspozita "Vizatime të një jete" me punime të artistit Lekë Tasi u çel mbrëmë për publikun në galerinë e artit FAB. Ekspozita është e organizuar nga qendra promocionale "Harabel" dhe me kurator Zef Pacin. Ekspozita përmban vizatime me teknika të ndryshme (me shumë laps, kine, por edhe akuarele, pastele, edhe madje dhe dy punime me vaj, por ku elementi vizatimor dominon. Artisti i njohur shprehet se një pjesë e punimeve prezantohen për herë të parë për publikun. “Pjesa më e madhe e punimeve në ekspozitë janë të reja dhe për herë të parë prezantohen për publikun. Vetëm një pakicë e vogël e tyre është prezantuar më parë. Përfaqësohen periudhat qysh prej adoleshencës kur formohesha si artist figurativ e deri sot”, tregon artisti i njohur Lekë Tasi. Në aktivitetin e tij ekspozita e fundit ka qenë ajo në Shkodër   dhe këto ditë publiku i gjen punimet e tij në ekspozitën “Vizatime të një jete” në galerinë e artit FAB. Në aktivitetin e tij krijues ndër vite Lekë Tasi i përket piktorëve bashkëkohës modernë shqiptarë të pas viteve ‘90 në Shqipëri. Në shkrimin e tij studiuesi Ylli Drishti shkruan se ai edhe pse e nisi jetën si muzikant, kishte pasion pikturën duke realizuar kryesisht peizazhe (vizatime dhe akuarele). Pas viteve 1990, Tasi ju kushtua plotësisht pikturës dhe realizoi kompozime të ndryshme me temë nga qyteti dhe jeta urbane e Tiranës, ku ndjehet fuqishëm një sens ironie dhe sarkazme. “Punimet e tij të para ishin realiste, por pas viteve ’70 të shekullit XX, ai ndikohet nga ekspresionizmi dhe nga mjeshtrit botërorë modernë dhe postmodernë. Në punimet e pas viteve ’90 artisti Tasi preferoi kompozime shumëfigurëshe, që paraqiten gjithmonë në lëvizje. Tek punimet e tij ndjehet prirja për ti vizatuar figurat sipas imagjinatës së tij, të cilat përshkohen nga transparenca koloristike edhe pse të realizuara me ngjyra vaji”, shkruan mbi piktorin kritiku Drishti.

Leke-Tasi-1024x576-640x360.jpg

Lekë Tasi, studioi muzikë (violonçel) dhe në periudhën l946-l967 punësohet në orkestrën e Radio Tiranës, më vonë në Filarmoninë e Shtetit dhe në Teatrin e Operës. Në vitin l975 internohet familjarisht në Grabjan të Lushnjës, ku kalon 15 vjet. Fryt i kësaj periudhe të vështirë është  libri i tij me titull “Grabjani rrëzë kodrave”, botuar në 2009. Me vendosjen e demokracisë në Shqipëri, më 1991 emërohet inspektor në Sekretariatin e Fesë në Këshillin e Ministrave, ku shërben deri në l998. Pas vitit 1998 jeton si artist i lirë ku merret me pikturë dhe letërsi. Lekë Tasi pas viteve 1990 ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si mund të kujtojmë; Ekspozita Ndërkombëtare “Onufri 2001”, “Onufri 2004”, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, etj. Si dhe ka çelur disa ekspozita vetjake si “Mbikalim”, 2012-galeria ZETA, Tiranë dhe “Satirë në sheshin Skënderbej”, 2015-Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. Ka botuar gjithashtu romanin “Korridori me vetratë” më 2004. Lekë Tasi që në moshën 25 vjeçare ekspozoi në ekspozitën kombëtare me rastin e 10 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, si dhe në disa ekspozita të tjera në vitet 1954, 1955, 1974. Në vitin 1974 filloi të realizojë punimet e tij në teknikën e ngjyrave të vajit, teknikë që ai e preferon të punojë në vazhdimësi edhe aktualisht. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen tre punime të artistit të viteve 1958 -2003. Tabloja me titull “Shtëpi në një rrugë të Tiranës”, akuareli i përket vitit 1958 dhe është nga punimet e para realiste të artistit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!