“Salome”, deri të dielën për publikun në Eksperimental

E Enjte, 18 Prill 2019 12:50

Shfaqja "Salome" nga sot deri të dielën shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Deri tani vepra ka pasur interesin si premierë te publiku, ku dhe vetë teatri shkruan se është një shfaqje që duhet të ndiqet. “Ngjarje mbresëlënëse, regji fantastike, interpretim, rrënqethës!”, shprehet teatri. Një nga kryeveprat e Oscar Wilde vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga nën interpretimin e aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj. Emocionet mbeten të njëjta në çdo kohë ndaj ato që dhuron tragjedia “Salome” e Oscar Wild shkruar në ‘800 do të jenë të shumëfishta, mes trillereve sociale dhe seksuale. E bazuar në personazhe biblike, historia sillet rreth pasionit aspak të zakontë të princeshës së Judesë, Salomes, e cila dashurohet dhe fiksohet me profetin Jokanaan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, kërkon dhuratë prej Herodit, burrit të nënës së saj, kokën e prerë të tij. Salome është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Sipas tij, martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodia është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salome e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Wilde, vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salome kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod. Për të shprehur më mirë idetë e tij estetike dhe për t’i kombinuar me tema më të gjera sociale, Wilde u fut në rrugën e dramës. Në vitin 1891 boton në Paris dramën “Salome”. Jo më pak të njohura janë komeditë e tij, ku mund të veçojmë “Një grua pa rëndësi”, “Erashka e zonjës Uindwmiwr”, “Një bashkëshort ideal” dhe atë që konsiderohet si kryevepër, “Rëndësia e të qenët i ndershëm”. Përveç dramave dhe novelës së vetme, krijimtaria e tij përmbledh edhe tregime.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!