IMK: Mozaiku i Bazilikës së Madhe në Butrint, i hapur gjatë sezonit turistik

Tuesday, 14 May 2019 11:37

Instituti i Monumenteve të Kulturës shkruan se fragmenti i mozaikut që ndodhet në transeptin e Bazilikës së Madhe në parkun kombëtar të Butrintit, në Sarandë, do të jetë i hapur për vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik 2019. Specialistët e Parkut Kombëtar të Butrintit, nën mbikëqyrjen e specialistëve të Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizuan hapjen e fragmentit të mozaikut që ndodhet në transeptin e Bazilikës së Madhe. Pas largimit me kujdes të dy shtresave të rërës, të cilat mbulonin mozaikun, u konstatua se gjendja e tij paraqitej e mirë. Më pas u realizua pastrimi me kujdes i sipërfaqes. Gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pastrimi i tij do të bëhet në mënyrë periodike. Sipas IMK që ka publikuar dhe fotot, procesi i hapjes së mozaikut ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve, ndërkohë që Bazilika e Madhe në Butrint është një ndër monumentet më të rëndësishme arkitekturore dhe pjesë e itinerarit kryesor turistik.

Parku Kombëtar i Butrintit me rrënoja mahnitëse greke, romake, osmane, i ndodhur në pjesën jugperëndimore të vendit, është një nga destinacionet kryesore të vizitorëve vendas, por edhe turistëve të huaj. Ky park ofron numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike. Butrinti ashtu si shumë qendra të tjera të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, u shpall monument kulture, që në vitin 1948 me një akt të parë rregullues për monumentet e kulturës. Në vitin 1981, zona e pyllëzuar përreth Butrintit u shpall gjithashtu monument kulture sipas ligjeve ekzistuese, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në listën e pasurive botërore të UNESCO-s. Kjo u bë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, duke iu referuar konventës së vitit 1972, "Për mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore". Parku Kombëtar i Butrintit u krijua nga Ministria e Kulturës, duke përfshirë një sipërfaqe toke shtetërore prej 29 km/katrorë. Kufijtë e këtij Parku, shtrihen në daljen e fshatrave përreth tij, si Ksamili, Vrina, Shëndëllia dhe Xarra. Krijimi i parkut kombëtar u bë një domosdoshmëri, sipas specialistëve, për ruajtjen e vendndodhjes dhe atmosferës unikale të Butrintit. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Politikë

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Luan Rama e ka quajtur peshë dinjiteti dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Sipas Ramës, Haradinaj ka bërë një akt prej burri shteti i duke i mësuar të gjithve se sa vlerë ka...

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Bota Shqiptare

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë, nga një gjykatë e padrejtë”,- kështu...

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Show-biz

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!