Bruno Shllaku sjell në kinema filmin “I humburi”

Premte, 24 May 2019 11:02

“I humburi” titullohet filmi me skenar nga Tonin Çekliqi dhe regji nga Bruno Shllaku për të cilin pritet të nisin xhirimet. Këtë herë ngjarjet në film vendosen në Kosovë dhe në Shqipëri para dhe pas viteve ‘90. Në role regjisori Bruno Shallku shprehet se janë aktorë të njohur nga Shqipëria, por nuk mungojnë dhe aktorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Suedi. Projekti kinematografik “I humburi” është në vijim të punës që Bruno Shllaku ka në jetën e tij artistike. Ai tregon se në ngjarjet e tij filmi flet për shqiptarët që si në Kosovë apo dhe në Shqipëri para viteve ’90 shiheshin si të huaj nga qeveritë përkatëse. Në Kosovë i quanin enveristë dhe kur vinin në Shqipëri kosovarët i quanin si titistë. Në rolet e veprës aktorë nga Shqipëria janë Bruno Shllaku, Mimoza Marjanaku, Dana Xhaj si dhe të tjerë aktorë. Regjisori shprehet se “I humburi” është një tragjedi. “Kam shpresë që të jetë dhe aktori i madh Reshat Arbana, pot do të ketë dhe aktorë të tjerë që do të jenë të angazhuar me role të tjera të dyta. Një film dramë, histori shumë e dhimbshme madje unë do ta quaja tragjedi. Një dramë që tregon që shqiptarët dhe pse të dy anët kufirit janë trojet e tyre sërish janë si të huaj, janë të padëshiruar nga qeveritë përkatëse. Atje në Kosovë i quanin dikur enveristë në Shqipëri kur vinin i quanin titistë”, pohon regjisori Shllaku. Ky projekt kinematografik sipas tij pritet të ketë një financim dhe nga Ministria Rajonale për Kulturën në Suedi dhe xhirimet do të jenë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera. “Xhirimet do të zhvillohen në Shqipëri, në Ohër, në Stokholm dhe Malmo të Suedisë. Unë e kam vënë në vijë punën dhe tani jam në pritje vetëm të nis xhirimet. Unë kam bërë dhe përzgjedhjen e kastit të aktorëve nga Shqipëria, por edhe nga Suedia”, tregon mes të tjerave regjisori Bruno Shllaku.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!