FOTOT/Festivali i Parë Mbarëkombëtar i “Kcimit të Tropojës”, Besnik Dushaj: Pasuri kometare, vlere e rrallë të kulturës dhe artit tonë

Hënë, 27 May 2019 10:51

Nga Besnik Dushaj

Eshet mbajtur dje dita e dytë të Festivalit të Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, që u mbajt në Bajram Curri, na nderoi me prezencën e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, duke dhënë ndihmesë të madhe në promovimin e kësaj pasurie kombëtare, që ka nisur rrugëtimin e saj për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
FJALA E KRYETARIT TE BASHKISE BESNIK DUSHAJ NE FESTIVALIN E PARE MBAREKOMBETAR TE “KCIMIT TE TROPOJES”
I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta!
Mirë se erdhe në Tropojë!
I nderuar deputet i Tropojes, Z. Isuf Çelaj!
Të nderuar koreografë dhe mjeshtër të kcimit, artistë të moshave të ndryshme!
Të nderuar Ali Mula dhe Skënder Haklaj, Mjeshtër të Mëdhenj, e drejtues të këtij eventi të rrallë në qytetin tonë!
Të nderuar pjesëmarrës!
Së pari, dua të falënderoj Presidentin e Republikës, Z. Ilir Meta, që në pak muaj vjen për të dytën herë këtu, i ftuar në këtë festival edhe si lobues dhe dashamir i madh i kcimit të Tropojës, dashamir i njerëzve dhe vendit, i maleve dhe bukurive turistike.
Zonja dhe zotërinj!
Kjo është ditë e shënuar për ne. Para kësaj pamje të mahnitshme e madhështore, që do ta kishte zili çdo qytet i Shqipërisë dhe Europës, para këtyre artistëve dhe këtij arti të madh e të pavdekshëm, para këtyre kostumeve, që shkëlqejnë si lëndinat me lule të bjeshkëve tona, ndjehemi të emocionuar dhe krenar.
Kjo bukuri, që po shijojmë sot në qytetin tonë të bukur, lidhet me përmasat e mëdha që kanë marrë ritmet e kcimit tropojan në Shqipëri e Kosovë, por dhe në Diasporë e kudo tjetër.
Puna e jashtëzakonshme e bërë vitet e fundit për studimin dhe përhapjen e kësaj Kryevepre të Trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, lidhet edhe me këmbënguljen e mjeshtrave tanë të valles, midis të cilëve Mjeshtri i Madh, Skënder Haklaj dhe stafi i tij, koreografë të shquar të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Kulturës. Unë personalisht dhe bashkia Tropojë i kemi mbështetur si vlerë të rrallë të kulturës dhe artit tonë. Tashmë “Kcimi Tropojan”, është kthyer në pasuri kombëtare dhe pret për t`u shpallur pasuri botërore e UNESCO-s.
Të nderuar pjesëmarrës!
Sa herë diskutojmë për kulturën nuk harrojmë historinë, bukuritë turistike dhe virtytet e larta njerëzore të malësorëve të Tropojës.
Nuk harrojmë kohën në të cilën jetojmë, dhe të themi të drejtën është e shoqëruar me halle të mëdha, me varfëri, papunësi, me humbje shprese dhe largime në masë nga Tropoja dhe nga Shqipëria.
Jam i sigurt se arti e kultura, kënga e vallja, kcimi i Tropojës, ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër i bashkon njerëzit, u kthen buzëqeshjen, si sot kjo festë në një mjedis të madh artistësh nga shumë treva të kombit.
Në Malësinë tonë, asnjë gëzim familjar, fejesë, ditëlindje apo martesë, asnjë festë publike, përvjetor historik nuk mund të parafytyrohet pa vallen.
E kjo valle asnjëherë nuk vjetërohet, asnjëherë nuk bëhet e mërzitshme, por është pjesë e jetës, e mbijetesës në këto male, në gjirin e Alpeve shqiptare.
Kohët e fundit janë bërë qindra albume fotografike dhe disa dokumentarë, ku vajzat e djemtë e talentuar performojnë deri në lartësitë e bjeshkëve.
Për këtë u jemi mirënjohës të gjithë krijuesve, interpretuesve, gazetarëve, kameramanëve, sponsorizuesve të Kcimit tonë të mrekullueshëm.
Ne shpresojmë që shpejt vallja jonë të jetë një lule e bukur dhe e rrallë në kopshtin e popujve, në trashëgiminë botërore.
Z. President, edhe një herë ju falenderoj që erdhët në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë kulturore shpirtërore të kombit shqiptar.
Një falenderim edhe për të gjitha grupet dhe artistët pjesëmarrës në festivalin e kcimit tropojan dhe suksese! Faleminderit!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!