“Shkumsit”, një shfaqje që sjell mesazhe pajtimi e paqeje

Hënë, 27 May 2019 13:29

Shfaqja teatrore "Shkumsi" u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Një alegori politike e ndërtuar sipas formatit teatër i absurdit me element tragjikomik u shfaq për dy mbrëmje me radhë për publikun. Shkruar dhe me regji nga Naser Shatrolli vepra u luajt në skenë me aktorët Faris Berisha dhe Ermal Sadiku. Kjo vepër është shfaqur me herët në skenën e Kosovës dhe nuk mungoi dhe për publikun në Tiranë. Regjisori Naser Shatrolli pohon se vitin e kaluar e ka shkruar pjesën, ideuar dhe shtrirë në formë eksperimentimi laboratorik, duke e përdorur logjikën e rrjedhës dialoguese me aktorët. “Diku në fund të vitit e kam përmbyllur si të tërë. Kufijtë janë pjesë e pandashme dramaturgjike, do të thosha për një dramaturg dhe për mua këtë rast. Kufijtë do të ekzistojnë gjersa jeton vet njeriu. Do të ketë luftëra të reja për kufij, do të ketë lëvizje e zhvillime të reja për kufij qofshin ato demografike, demokratike, psikologjike, apo fizike. Unë i parapëlqej tema të tilla meqë më dhënë kredi për të provokuar imagjinatën time në dramë, dialog dhe në ecuri ideoartistike. Prandaj e mora këtë temë duke e ditur që frymëzim imi parësor në dramë ishte terrorizmi global, kufijtë që do të provojnë shoqëria e rendit demokratik për ti vendosur mbi këtë kostum të bardhë nga jashtë, por i rrezikshëm nga brenda”, tregon regjisori Shatrolli. Edhe më parë veprat e tij regjisori Naser Shatrolli i ka sjellë në Tiranë, dhe këtë herë solli një tjetër pjesë që shënoi dhe premierën. ““Shkumsi” im me ngjyrë të bardhë erdhi nga nevoja për të vizatuar kufij teatror, duke goditur politikën para së gjithash që bën ndarje të rrejshme që duken të bardha nga jashtë, por të rrezikshme nga brenda”, pohon ai. Autor dhe regjisor në vepër Naser Shatrolli shprehet se mesazhet e “Shkumsit”  janë që të ketë ura pajtese. “Mesazhet ndërthuren me holokaustin, me luftën e Dytë Botërore, me luftën e fundit në Ballkan, me terrorizmin, me bërthamën e të keqes globale që sot e ka kapërdirë, dhe që nuk dihet se çfarë do të prodhoj për nesër, sidomos shoqëria shqiptare është para një sprove të madhe karshi botës perëndimore dhe asaj lindore, karshi, budallallëqeve që e kanë mbërthyer në vetvete dhe në shoqëri. Ndërsa, të tjerët janë duke përfituar mbi xhaketën tonë. Shkumësi thërret që të kapërcehen urat e ndasisë, urat e moskomunikimit, të ketë ura pajtese mes nesh së pari dhe me të tjerët” pohon regjisori Shatrolli.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Globi

Gruaja ia “thyen” për koke laptopin të dashurit, e zuri duke shikuar femra tjera

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra...

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Kuriozitete

Kartëmonedha prej 5 euro që vlen sa 500, verifikoni mos e keni

Në mesin e kartëmonedhave euro që aktualisht janë në qarkullim, ekzistojnë disa mostra që për shkak se gjenden rrallë janë shndërruar në subjekt të koleksionistëve të parave. Meqenëse pas zbulimit ato...

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

Aktualitet

I nxehti Saharian “viziton” përsëri Shqipërinë

I nxehti nga Afrika do të avancojë me tej drejt vendit tonë. Temperaturat do të jenë më të larta në zonën qendrore dhe zonat bregdetare. Parashikohet të regjistrohen vlera të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!