“Ura me tri harqe”, frymëzim artistik për tre shkollave të artit

Tuesday, 11 June 2019 12:15

“Ura me tri harqe” sjell në Tiranë performanca artistike të tre shollave të artit: Universitetit të Arteve, Fakultetit i Arteve Prishtinë, Fakulteti i Arteve Tetovë. Hapja e ekspozitës në galerinë FAB me vepra të studentëve nga UART, FA Tetovës dhe FA Prishtinës ishte aktiviteti i parë për të vijuar dhe me të tjera performanca të studentëve. Në fjalën përshëndetëse rektori i UART prof. Kastriot Çaushi u shpreh se aktiviteti “Ura me tri harqe” tashmë ka krijuar traditën. “U bënë vite, që tashmë kemi krijuar një traditë të mrekullueshme në hapësirën shqiptare” u shpreh mes të tjerave rektori Çaushi. Prof. asoc. Ardian Isufi, dekan i Fakultetit te Arteve te Bukura vlerësoi se aktiviteti është i rëndësishëm për tre shkollat e arteve. “ Universiteti i Arteve të Tiranës, i fakulteti i Prishtinës dhe i Tetovës kanë vite, që bëjnë këtë bashkëpunim në të gjithë fushat që i takojnë artit, në arte pamore, në muzikë, filma e teatër. Padyshim që nga viti në vit ka një akumulim aktivitetesh, ku ka një shkëmbim eksperiencash sa i takon dhe punëve të studentëve, por dhe diskutimeve që ndodhin përgjatë eventeve, që shfaqen përgjatë dy ditëve në rastin konkret në Universitetin e Arteve”, u shpreh dekani Isufi. Pjesë e aktivitetit sipas tij janë dhe disa takimet të rëndësishme me pedagogë respektivë për të shkëmbyer eksperienca, dhe gjithashtu dhe bashkëpunim e bashkëbisedim me studentët, që kanë ardhur për të prezantuar vlerat e tyre në të gjitha zhanret. Më tej sipas dekanit Ardian Isufi me rëndësi është sepse mbi të gjitha fokusi është te produkti artistik i studentëve. “Ky projekt ka rëndësi, sepse është rajonal ku shkollat shqipfolëse kanë një aktivitet të përvitshëm të tyre dhe padyshim, që “Ura me tri harqe” konsolidon marrëdhëniet kulturore dhe arsimore, por dhe marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve, që janë në Shqipëri dhe jashtë. Së dyti, këtu është prezantimi i tendencave të artit më të fundit që kanë këto shkolla me fokus studentin. Mbi të gjitha fokusi është te produkti artistik, që studentët shpalosin në aktivitetet kulturore të “Urës me tri harqe”, u shpreh mes të terave dekani Ardian Isufi.

"Ura me tri harqe" është një projekt, i cili u iniciua fill mbas mbarimit të Luftës në Kosovë në vitin 2000. Ai u konceptua si një aktivitet i përbashkët që do të paraqiste arritjet artistike të tre shkollave artistike në tre qendrat më të mëdha mbarëshqiptare Tiranë - Prishtinë -Tetovë përkatësisht Universitetit të Arteve të Tiranës, Fakultetit të Arteve të Prishtinës dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Përmes këtij titulli,“Ura me tri harqe”, nismëtarët e projektit, gjetën simbolikën që mbart në vetvete aktiviteti, afrimin, bashkëpunimin dhe lidhjen e ndërsjellët të kulturës kombëtare përmes arritjeve të artistëve të rinj të tre qendrave më të mëdha mbarëshqiptare. Kjo ide e mbështetur dhe e miratuar edhe nga pedagogë të këtyre Shkollave, tregon për një dëshirë të gjithanshme për iniciativa, bashkëpunime dhe organizime artistike mbarë kombëtare. Aktiviteti që nisi dje me hapjen e ekspozitës me vepra të studentëve nga UART, FA Tetovës dhe FA Prishtinës vijoi më pas me biseda të lira midis pjesëmarrësve. Po dje u zhvilluan dhe shfaqje, performanca, krijimtari me studentët e artit skenik nga Tirana, Tetova dhe Prishtina. Ndërsa sot aktiviteti do të vijojë me filmat me metrazh të shkurtër në sallën Black Box. Krijimtari me studentët e Artit Skenik nga Tirana, Tetova, Prishtina, departamenti Regji Filmi dhe TV. Mbyllja e aktivitetit është mbrëmjen e sotme me një koncert me studentët e Muzikës nga Tirana, Tetova dhe Prishtina.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!