Emri i ri i Maqedonisë, sot finalizohet marrëveshja mes Tsipras dhe Zaev

Tuesday, 12 June 2018 16:48

Athina dhe Shkupi pritet që të arrijnë marrëveshjen më të madhe midis tyre që do të mbyllë një konflikt dhjetëravjeçar për çështjen e emrit të fqinjit verior të Greqisë.

Burime diplomatike konfirmojnë për Top Channel se sot në orën 16:00 do të zhvillohet telefonata e dytë brenda 24 orëve mes Kryeministrave Zaev dhe Tsipras që do të kurorëzohet me marrëveshjen për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Më pas, pritet një deklaratë televizive për mediat nga lideri grek dhe në fundjavë, në Prespë, udhëheqësit e dy vendeve pritet të nënshkruajnë marrëveshjen në fjalë.

Do të vijojë miratimi i saj në Parlamentin e Shkupit, referendumi i gjithë popullit të ish-Republikës Jugosllave dhe më pas votimi përsëri me dy të tretat në Kuvend.

Vetëm pas këtij procesi, marrëveshja do të shkojë edhe në parlamentit grek për ratifikim aty ku qeveria Tsipras shpreson që të votohet edhe nga deputetët e disa partive opozitare, pasi partia aleate e saj Grekët e Pavarur, deklaron se nuk do pranojnë kurrë që shteti fqinj të ketë në emrin e ri, termin” Maqedonia”.

Në një intervistë televizive, ministri i Jashtëm, grek Nikos Koztias ka deklaruar se bashkë me homologët e tij Dimitorv dhe Bushati guxuan të hapin dhe të përpiqen për të zgjidhur çështje që qeveritë e mëparshme i kishin lënë në heshtje, ndaj dhe janë sulmuar nga ato forca që preferojnë të ketë gjithnjë pengesa në fqinjësinë e mirë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Aktualitet

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54 vjeç  dhe po punon për kapjen e tij. Policia bën me...

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

Lifestyle

Kishte frikë se të dashurat e tradhtonin, ja si ua punoi i fiksuari 39 femrave

23-vjeçari Ryan ‘Wibbo’ Wibberley, duke pasur frikë se të dashurat mund ta tradhtonin, edhe pse lidhjet me to nuk kanë qenë për një kohë të gjatë, u ka lënë atyre...

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Aktualitet

Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të blini nëse kanë këto fjalë në etiketë

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta...