Rritja e pagave të zyrtarëve, Haradinaj tregon se kush përfiton

Tuesday, 12 June 2018 17:36

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë.

Kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i 1 shkurtit që parasheh pezullimin e vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave.

“Vendimi ynë është pezulluar në respekt të procedurave ligjore dhe në respekt të procesit të hapur në Kushtetuese. Pasi vendimi i Kushtetueses tani është fuqiplotë, atëherë vetëkuptohet vjen shfuqizimi i pezullimit, pasi kemi marr masë të pezullimit, nuk ka qenë anulim, ka qenë pezullim, këtë e kemi bërë sot, tani këto procedurat i zbaton Qeveria”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nga kjo rritje e pagave më së shumti përfitojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

“A e dini sa i vogël është numri i pushtetarëve që përfitojnë nga rritja e pagave? Këtu përfitojnë direkt 600 gjyqtarë dhe prokurorë. Pra, mos harroni, sot fitues janë ata. Edhe ne po flasim për rend dhe ligj, po hartojmë ligje të mira. Sot u ka shkuar përkrahja më e fuqishme institucioneve të zbatimit të ligjit, në këtë rast nga sot 600 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë pagat me ngritje”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai po ashtu ka folur edhe për reagimin e BSPK-së, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve, duke thënë se rritja e pagave është nivelimin i pagave të zyrtarëve të shtetit.

Kryeministri i Kosovës tha se pagat me rritje zyrtarët e shtetit do t’i marrin që nga koha kur është marrë vendimi për rritje të pagave.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestohet 50-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Aktualitet

Arrestohet 50-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rëndë shtetasi me inicialet D. P., 50 vjeç, banues...

Shehu: Po ndjehet pulsi i rrëzimit të diktaturës së krimit të Ramës

Politikë

Shehu: Po ndjehet pulsi i rrëzimit të diktaturës së krimit të Ramës

Nga Tritan Shehu Sot jemi me 20 Shkurt, dite qe nuk e harrojme kurre, Dite e Madhe e ndryshimeve te medha, e shembjes se simboleve te nje prej rregjimeve me tragjike...

Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar me 60 aromatizues

Kuriozitete

Mban nënën e vdekur 6 javë në shtëpi të rrethuar me 60 aromatizues

Një vajzë mbajti të vdekur nënën e saj në banesë për 6 javë, duke rrethuar kufomën që po kalbej në shtëpi me më shumë se 60 aromatizues ajri, tha policia. Jo-Whitney...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!