Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Britania dhe Gjermania kundër Thaçit

E Enjte, 09 August 2018 18:56

Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Prishtinë kanë reaguar njëzëri për idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte destabilizuese.

Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, ambasada britanike në Prishtinë u shpreh se thirrjet për modifikim të kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizuese. Më tej, thuhet se qeveria britanike ka qenë gjithnjë e qartë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Kjo gjë duhet të ndodhë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve aktualë.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, përfundon reagimi.

Ndërkohë dhe ambasada gjermane mban të njëjtin qëndrim në reagimin e saj. Ambasadori Heldt, në Prishtinë, në intervista të ndryshme ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Heldt është shprehur më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vrasja në Bllok/  Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Aktualitet

Vrasja në Bllok/  Ervis Martinaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Biznesmeni Ervis Martinaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit. Më parë Gjykata e Tiranës dha masën ‘arrest në burg 30 ditë’ për Martinajn, pas ngjarjes së...

Foto/ “Çudira shqiptare”, gjendet drogë brenda kovës me reçel qershie

Aktualitet

Foto/ “Çudira shqiptare”, gjendet drogë brenda kovës me reçel qershie

Vazhdojnë ‘gjetjet’ e shqiptarëve për të trafikuar lëndë narkotike. Pas kanabisit të fshehur në kuti me banane, zbulimi i fundit duket se është reçeli. Një orë më parë, 3 kilogramë kanabis janë...

Jep dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias

Globi

Jep dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias

Një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen. Sipas ‘Kathimerini’ se Kotzias ishte i pakënaqur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!