Isa Mustafa kundër Thaçit: Jo shkëmbim të territoreve me Serbinë

Premte, 10 August 2018 19:03

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Mustafa thotë se rihapja e çështjes së Kosovës është e barabartë me rihapjen e pavarësisë. Sipas tij, këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush dhe se me Serbinë na nevojitet marrëveshje për njohje reciproke, në kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

“Nevojitet normalizim i marrëdhënieve dhe fqinjësi e mirë”, deklaroi Mustafa. Ai thotë se as presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit e as kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, nuk u besohet.

“Është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për Koha.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Kulturë

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi

Ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai u shua në moshën 84-vjeçare për shkak të një sëmundje. Shuqyri Alushi ishte një prej këngëtarëve më të mirë...

Parashikimi i motit, e martë 19 mars 2019

Moti

Parashikimi i motit, e martë 19 mars 2019

Sot moti do të  jetë me kthjellime dhe vranësiratë pakta me prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë  nga kuadrati i jugperëndimit (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4...

Horoskopi,  e martë 19 mars 2019

Horoskopi

Horoskopi, e martë 19 mars 2019

Dashi Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!